E Diel, 1 Nëntor 2026

Irinej Kosova eshte pjese e Serbise

Patriarku serb Irinej ka percjelle mesazhe nacionaliste serbe gjate ceremonise se inaugurimit te tij ne Patrikanen e Pejes. Duke e quajtur Kosoven si djep te historise serbe Irinej ka thene se gjendja momentale eshte shume e rende dhe ajo mund te krahasohet me koherat e lufterave e te vuajtjeve te cilat Serbia i ka perjetuar gjate historise.

Populli serb nuk ka shtet tjeter pos Serbise ne perberjen e se ciles eshte edhe Kosova e Metohija. Ne kete vend te shenjte jane djegur rrenuar e vjedhur shume kisha manastire dhe shume shtepi te popullit serb duke lene nje shenje te pashlyer per ekzistencen e popullit serb ne Kosove dhe Metohi ka thene Irinej.

Ai u ka bere thirrje faktoreve te fuqishem te botes ne duart e te cileve sic ka thene ai eshte fati i Kosoves dhe te mos gabojne me vendimet e marra sa i perket statusit te krahines jugore te Serbise permes se ciles popullit serb do ti mohohej e drejta shekullore per te jetuar ne vendin ku ndodhen varrezat e paraardhesve te tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›