E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inaugurimi i Irinej lejohet vetem Tadic ne Kosove

Vetem presidenti Tadic eshte lejuar te hyje ne territorin e Kosoves per te marr pjese ne inaugurimin e patriarkut Irinej ne Peje. Dy lideret e tjere opozitare Velimir Ilic i Partise Serbia e re dhe Tomislav Nikolic i Partise Serbe e Progresit.

Kjo pasi sipas zyrtareve te zyres se Perfaqesuesit te BE-se ne Beograd dy lideret nuk kane pasur leje per te vizituar Kosoven ne cilesine e zyrtareve. Nderkaq policia e Kosoves beri te ditur se Ilic eshte kthyer ne Merdare bashke me dy persona te tjere. Policia beri te ditur gjithashtu se jane rreth 2500 qytetare serbe qe kane ardhur ne Peje per te marr pjese ne ceremonine e inaugurimit te patriarkut Irinej. Plani operativ per kete dite eshte hartuar nga Policia e Kosoves asaj te EULEX-it dhe KFOR-it.

Inaugurimi i i patriarkut eshte i treti me radhe meqe ai ka mbajtur dy ceremoni te tilla ne muajin janar ne Beograd kur edhe ka marre detyren e kreut te Kishes Ortodokse Serbe. Kjo eshte hera e pare qe nje ceremoni e tille inauguruese e krereve ortodokse serbe mbahet ne Kosove qe nga shpallja e pavaresise. Qeveria e Kosoves eshte shprehur se per vizita te karakterit fetar do te lejoje hyrjen ne Kosove te zyrtareve te larte serbe. Por megjithate eshte kerkuar qe te respektohet karakteri i vizites dhe te mos jepen deklarata politike.

Anisa Braho

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›