Ukrainë, Janukoviç pranë presidencës
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë tregojnë fitues udhëheqësin e opozitës, filorusin Viktor Janukoviç.
Sipas rezultateve paraprake Janukoviç kryeson me 8% ndaj kundërshtares së tij, kryeministres Julia Timoshenko.
Nëse ky rezultat do të përkojë me atë zyrtar atëherë shënon kthimin në krye të Ukrainës së njeriut që pesë vjet më parë u la mënjanë nga Revolucioni Portokalli.
Janukoviç pritet, siç thonë analistët, ta bëjë politikën e jashtme të Ukrainës më pro-ruse.
Korrespondenti i BBC-së në Kiev tha se fitorja e liderit të opozitës është një tregues i jashtëzakonshem, pasi udhëheqësit e Revolucionit Portokalli nuk arritën të mbajnë premtimet e tyre duke zhgënjyer njerëzit.
Rezultatet zyrtare do të publikohen të hënën, por siç raporton BBC-ja rezultatet paraprake zakonisht janë të sakta.