E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk duroi dot vdekjen e maces, vret veten 44-vjecari

TIRANE-Një lajm i padëgjuar më parë, por ndodhi. Një njeri vrau veten sepse nuk ka duruar dot faktin që mcaja e tij e dashur ngordhi.

Michael McAleese, 44 vjec pësoi një tronditje të madhe kur macja e tij e dashur Sophie, 12 vjece, vdiq në krahët e tij pas një goditje të rëndë që kishte marrë në trup.
44-vjecari që nuk ishte shumë miqësor me fqinjët sa ishte ne krahasim me macen e tij ishte traumatizuar nga humbja sa nuk arriti të bëjë gjumë për 3 net me radhë.
Madje McAleese i tha një personi nga krematoriumi qëdogji macen, se humbja e Sophie po e conte drejt vetëvrasjes.

5 ditë pa macen e tij të dashur, 44-vjecari postoi në YouTube një video memori për kafshën duke e shoqëruar cdo foto të Sophie me melodinë e trishtuar të një violine. 

“Kjo është në kujtim të saj. Ajo ishte një mace e dashur dhe e vogël. E doja atë kaq shumë”.
8 ditë pas publikimit të videos, McAleese's u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Poole, Dorset. Polciia tha se 44-vjecari kishte marrë overdozë.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Macja ngordh, i zoti video në kujtim të saj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›