Ukrainë, Timoshenko nuk pranon humbjen
Kryeministreja e Ukrainës, Julia Timoshenko e tërhoqi ankesën e saj në gjykatë për të sfiduar rivalin Viktor Janukoviç si president, por tha se nuk do ta pranojë humbjen, dhe vazhdoi të pohojë se Janukoviç nuk u zgjodh në mënyrë legjitime.
Ajo e tërhoqi dje ankesën në gjykatë me arsyetimin se nuk mund t'i besohet gjykatës për një vendim të drejtë.
Timoshenko u ka rezistuar thirrjeve të Janukoviçit që të japë dorëheqje si kryeministre, dhe raportohet se do të mbetet në këtë post deri pas inaugurimit të Janukoviçit në 25 shkurt.
Presidenti në largim Viktor Jushçenko, ish aleat i Timoshenkos nga Revolucioni Portokalli, i ka uruar fitoren Janukoviçit.