Afganistan, talebanët refuzojnë bisedimet me Karzain
Talebanët në Afganistan sot edhe një herë e kanë hedhur poshtë thirrjen e presidentit Hamid Karzai për bisedime.
Zëdhënësi i talebanëve, Muhamed Juusf e akuzoi Karzain se është "kukull", duke shtuar se ai nuk mund ta përfaqësojë vendin apo qeverinë.
Dje, Karzai e ripërsëriti thirrjen e tij në parlament që talebanët ta pranojnë propozimin paqësor.
Në konferencën mbi Afganistanin në Londër në janar, vendet donatore mbështetën planet e Karzait për bisedime paqësore me ata militantë që do të heqin dorë nga dhuna.
Deri më sot, thirrjet e tilla nuk janë pranuar përkundër ofenzivës së vazhdueshme të NATO-s dhe kapjes së njeriut të dytë të talebanëve.