Athina mbulohet nga rëra e verdhë

Athina u mbulua nga rëra e verdhë që sipas meteorologëve vinte nga shkretëtira e Saharasë. Një pamje e rrallë për kryeqytetin e zhytur nën mjegullën e dendur në të cilën u reduktua ndjeshëm distanca e shikimit e u duk sikur u zhduk dhe qielli . Meteorologët shpjegojnë se një fenomen i tillë ndodh kur erërat sjellin re te dendura rëre nga kontinenti afrikan drejt Greqisë . Pluhuri i verdhë mbuloi gjithashtu Peloponezin dhe ishujt në detin Egje. Kjo nuk është hera e parë që dicka e tillë ndodh ndonëse stuhite e rërës në Greqi janë më të zakonshme në fund të stinës së pranverës
< I mëparshmi
< I mëparshmi