E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi Guvernatori Fullani takim me biznese nga rrethet e veriut

Gjate nje takimi te zhvilluar ne Shkoder me perfaqesues te biznesit nga rrethet Veriore te Shqiperise guvernatori i Bankes qendrore te Shqiperise Ardian Fullani u shpreh optimist mbi zhvillimet e pritshme te ekonomise shqiptare gjate vitit 2011.

Guvernatori Fullani tha se gjate vitit te kalur ekonomia shqiptare pritet te kete regjistruar nje rritje te kenaqshme pasi sic tha ai ne 3 mujorin e trete rritja ekonomike eshte vleresuar ne masen 4.9.

Ne vitin 2011 ecuria e treguesve makroekonomike pritet te jete e  ngjashme me ate te vitit 2010 .Banka e Shqiperise gjykon se harmonizimi i suksesshem i vitit te kaluar ne politiken monetare dhe ate fiskale duhet te vazhdoje me tej dhe ne vitin 2011. shte nje kusht mjaft i rendesishem per te pasur sukses ne realizimin e objektivave per vitin 2011. Politika fiskale dhe ajo monetare duhe te synojne medoemos qendrushmerine e ketyre treguesve duke mbeshtetur gjithashtu rritjen ekonomike te vendit.

Guvernatori i Bankes se Shqiperise tha se sektori bankar eshte i mirekapitalizuar dhe se pavaresisht nga kjo ka disa drejtime qe duhen permiresuar dhe ku Banka e Shqiperise e ka perqendruar veprimtarine e saj mbikqyrese.

Drejtimi i pare lidhet me nevojen per zgjerimin e veprimtarise se kreditimit nje kerkese e bere here pas here nga  Banka e Shqiperise dhe njekohesisht akoma me e rendesishme permiresimi i cilesise se kreditimit. Te dy keto elemente mund te mbeshtesin  njeri-tjetrin nese veprohet ne menyre te kujdesshme. Por une mendoj qe per te arritur sukses ne kredidhenie dhe ne cilesine e kredidhenies duhet  medoemos qe bankat te kene politika te qarta per kredidhenien te kene nje informacion te plote dhe te bejne nje pune te mirefillte shkencore.

Guvernatori Fullani tha se gjate ketij viti pritet nje zgjerim i rritmeve te kreditimit kjo ne saje te permiresimit te situates se likuiditetit dhe prirjes ne renie te normes se interesit ne leke gje qe ka dhene shenja pozitive qe ne dy muajt e fundit te vitit te kaluar. Por guvernatori i Bankes se Shqiperise terhoqi vemendjen edhe ne drejtim te kredive me probleme.

Zgjerimi i rritmeve te kreditimit ne besojme se do te mbeshtese mire zhvillimin e ekonomise gjate 2011 ne saje te dy zhvillimeve mjaft te rendesishme. Se pari  permiresimi i ndjeshem i situates se  likuiditetit dhe se dyti prirja ne renie e normes se interesit  per kredite ne leke. Shenjat e para te nje ecurie pozitive u dhane ne dy muajt e fundit te vitit 2010 kur  rritmi vjetor i kredidhenies u pershpejtua dukshem.

Ne kete proces guvernatori Fullani tha se eshte e nevojshme te nderhyhet  per permiresime te metejshme ligjore qe do te ulnin rrezikun e bankave ne procesin e kreditimit proces ky qe ndihmon ne clirimin e burimeve te reja financiare per kreditimin e metejshem te ekonomise shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›