E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, miliarderi Poroshenko ministër i ekonomisë

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç ka emëruar sot si ministër të Zhvillimit Ekonomik dhe të Tregtisë, Petro Poroshenkon, një miliarder dhe një ish-lider i Revolucionit Portokalli, ka njoftuar presidenca.

Petro Poroshenko, 46 vjeç dhe pasuria e të cilit u vlerësua këtë muaj me një miliard dollarë nga revista "Forbes", zotëron grupin "Ukrprominvest", asetet e të cilit përfshijnë televizionin "Canal 5" dhe pjesë si revista javore me ndikim, "Korrespondent".

Grupi më i madh i pastiçerive në Ukrainë "Roshen" dhe disa kompani të prodhimit dhe të shitjeve të makinave janë gjithashtu pjesë e këtij grupi.

Poroshenko ka qenë një nga liderët e Revolucionit Portokalli të vitit 2004, që kishte sjellë në pushtet një ekip properëndimorësh kundër Janukoviç.

Miliarderi ishte ministër i Jashtëm i kësaj qeverie të tetorit 2009 deri në mars të vitit 2010, kur Janukoviçi u zgjodh përfundimisht president.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›