Fyle: Miratimi i Planit të Veprimit, Shqipëria më pranë statusit kandidat

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle reagoi sot përmes rrjetit social Twitter, duke i shprehur vlerësime autoriteteve të larta shtetërore, për këtë hap të rëndësishëm drejt plotësimit të 12 rekomandimeve dhe marrjes së statusit kandidat
Menjëherë pas miratimit të plan veprimit nga qeveria shqiptare, komisioneri për zgjerimin në bashkimin Europian Shtefan Fyle shprehu entuziazëm për këtë hap të hedhur nga Shqipëria, kësaj herë një bashkëpunim i ngushtë i qeverisë shqiptare dhe opozitës për zbatimin e 12 kritereve të Bashkimit europian për marrjen e statusit të vendit kandidat. Shtefan fyle reagoi përmes rrjetit social Twitter, duke i shprehur autoriteteve shqiptare përgëzimet për miratimin e Planit të Veprimit, një përpjekje e përbashkët, siç shprehet ai e qeverisë dhe opozitës
Reagimi i komisionërit për zgjerimin vjen pasi në Tiranë u mbajt me një frymë, të theksuar pozitive Komiteti i Stabilizim Asociimit, ku kriteri politik në të cilin deri vonë kishim mbetur në klasë, tashmë u përcoll me tone vlerësuese dhe optimiste si nga pala shqiptare ashtu dhe nga ajo europiane. Drejtori për zgjerimin Stefano Sanino zhvilloi gjithashtu takime me krërët e shtetit dhe politikës, duke përgëzuar hapat poztiv që nga nmarrëveshja e 14 nëntorit 2011, si dhe duke apeluar për të rujatur konsesusin për përmbushjen e reformave brenda pranverës.
Përveç reformave në proces, një debat është rihapur nga mazhoranca për heqjen e imunitetit të zyrtarëve, teksa ka shprehur gadishmërinë edhe për ta ndryshuar kushtetutën, sic opozita ka kërkuar kohë më parë. Dhe ndërsa aktualisht socialistët ende nuk janë dakord, vetë zoti Sanino u shpreh se heqja e imunitetit të zyrtarëve është shtyllë kryesore në luftën antikorrupsion, që është dhe kriteri i 8-të në listën prej 12 kriteresh që vendi duhet të përmbushë në mënyrë që këtë vit, të marrë statusin e kandidatit për anëtar në BE.
...