E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi i Ramës me biznesin, shpall platformën e centralizimit të ekonomisë dhe zhdukjen e sipërmarrjeve private

23-03-2012 / Gazeta 55

Me arsyetimin se janë në krizë, kryesocialisti duket se ka përqafuar tezat e Enverit për zhdukjen e ekonomisë së tregut dhe rikthimin e centralizimit ekonomik, atij rrënimi që grahmat e fundit ia dha Ramiz Alia 20 vjet më parë, duke i kanosur shqiptarëve urinë për bukë. Me rritjen e taksave, përmes taksimit progresiv, Edvini synon të kapitullojë sipërmarrjet private dhe rritjen e numrit të të papunëve, nga kjo rritet roli i tij si “dorë e fortë” në ekonomi, sic edhe u konfirmua për 40 vjet “Dulla” i tij

UPDATE- Kryetari i PS-së, Edi Rama, gjatë një takimi sot me komunitetin e biznesit u shpreh hapur se vizioni i PS për programin ekonomik është ai i rritjes së taksave, falimentimin e ndërmarrjeve private dhe kycjen e tyre si dhe rritjen e papunësisë. Me deklarata qesharake se biznesi është në krizë, në një kohë kur vetëm vetëm gjatë 4 viteve të fundit bizneset janë rritur 3 herë më shumë se në 20 vite të marra së bashku, Rama kërkon të mobilizojë formacionet e krizës që konfigurohen sipas fletushkave të establishmentit krizë-nxjerrës të mamuthit të korrupsionit, Anastas Angjeli. Në fillim të fjalës së tij kreu i PS-së shprehu bindjen se “pa një partneritet serioz me sipërmarrjen Shqipëria nuk mund të dalë nga kriza”. “Besoj se një rilindje ekonomike fillon nga çlirimi i sipërmarrjes nga abuzimi politik me të, monopolizimi i mundësive dhe oportuniteteve dhe nga krijimi i kushteve për një konkurencë të hapur, të lirë e të ndershme, e cila është guri i themelit”- tha ai. Por ajo që shashtisi të pranishmit, pjesa më e madhe edhe përfaqësues të biznesit, ishte deklarata për rritjen e taksave, cka nga ata u interpretua si autogol i programit politik të ngrehinës socialiste. “Ne jemi të vendosur të ndryshojmë taksimin dhe të lehtësojmë barrën fiskale të qytetarit të zakonshëm, kush fiton më shumë paguan më shumë. Ne duam të ofrojmë një paketë çliruese për biznesin. Ne e dimë shumë mirë se situata ekonomike është e vështirë dhe shumë ndër ju e jetojnë këtë drejtpëdrejtë. Ne jemi të vetëdijshëm për kërcënimin që kriza ekonomike i bën biznesit shqiptar dhe kjo është e reflektuar në uljen e konsumit të të gjitha mallrave, mungesën e shitjeve në ndërtim, borxhet që ju kanë ngarkuar mospagesat, dhe sidomos ato të qeverisë, rritjen e borxheve ndaj bankave dhe rritjen e borxheve të këqija”- tha Rama. Përkundrejt deklaratave të tij, s’munguan as reagimet e njerëzve të biznesit, pavarësisht se askujt prej tyre s’iu dha mikrofoni për të komentuar mbi platformën e PS. Reagimi i parë ishte se më ndryshimin e taksimit, pra kalimi nga taksa e sheshtë në taksën progresive, përshtjellon ekonominë dhe bën që ndërmarrjet private të mos jenë në gjendje të paguajnë punonjësit dhe në kushte të tilla, shkurtimi i personelit është zgjidhja e vetme. Shkurtimi i vendeve të punës do të thotë më shumë të papunë dhe rrënim të stabilitetit social-ekonomik.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›