E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesi "Medicus", Dick Marty mund të thirret si dëshmitar

PRISHTINE- Ish senatori zviceran, Dick Marty mund të dëshmojë në procesin gjyqësor për trafik organesh të njohur si rasti "Medicus" që zhvillohet në Prishtinë. Kërkesën për të dëshmuar personazhi i raportit për trafikim të organeve e ka bërë Prokurori special i Bashkimit Evropian, Jonathan Ratel, në seancën e të premtes, sic raporton Indeksonline.

“Unë i kam të gjitha arsyet të besoj se Marty mban në posedim evidencën për këtë rast”, ka thënë prokurori.

Mbrojtja e ka kundërshtuar këtë propozim duke thënë se nëse Dick Marty ftohet të dëshmojë lidhur me këtë rast penal, atëherë gjykimi do ta humbë esencën e penales dhe do të shndërrohet në çështje politike.

Raulf Fei, 66 vjecari kanadez ka dëshmuar në gjykatë se si ka bërë transplatim në vitin 2008 në ordinancën Medicus.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›