E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunë në Irak, 27 të plagosur

Zyrtarët irakianë të sigurisë kanë njoftuar për plagosjen e 27 personave, nga shpërthimi i dy makinave bomba në qytetin e Kirkukut.

Bombardimi i parë ka ndodhur pranë shtëpisë së një zyrtari të lartë të policisë, ndërsa tjetri kishte në shënjestër vendbanimin e një polici po në këtë zonë. Ndër të plagosurit mësohet se pesë prej tyre janë policë.

Ndërkohë, në një tjetër zhvillim në Mosul, rreth 400 kilometra në veri të Bagdadit, tre kryengritës kanë humbur jetën nga përleshjet me forcat e sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›