Fetel fiton dhe në Indi, tani 13 pikë larg Alonsos
Sebastian Fetel bëri një tjetër hap drejt titullit të tretë radhazi kampion në Formula 1, duke triumfuar në Çmimin e Madh të Indisë. Piloti gjerman i Red Bull e çoi në 13 pikë diferencën me Fernando Alonson, që vetëm dy gara më parë ishte në krye. Botërori i Formula 1 ka edhe tre gara deri në fund, ndërsa rivaliteti mes Ferrarit e Red Bull e ka kthyer kompeticionin në spektakolar. I nisur nga pole-position, Fetel kryesoi përgjatë gjithë garës, duke mos i dhënë asnjë shans Alonsos të afrohet.
Edhe kur piloti spanjoll nisi të shkurtonte paksa distancën, Fetel ka treguar se ka në dispozicion një makinë shumë të besueshme. Ndërkohë, vendi i tretë i takoi australianit Mark Veber, autor i dueleve të bukur në fillim me Alonson e më pas me Hamilton. Ky i fundit u rendit në vendin e katërt, duke lënë pas shokun e skuadrës Xhenson Baton. Pas kësaj gare, Fetel kryeson me 240 pikë, i ndjekur nga Alonso me 227 dhe Raikonen me 163 pikë.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)