E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia ngjitet e dyta, Teuta ndalet në Kukës

Enisi kampionatin me një humbje dhe një barazim, por të paktën për momentin, Vllaznia është kthyer në mënyrë të habitshme si rivalja e Skënderbeut. Shkodranët kanë fituar 1-0 në takimin e djeshëm ndaj Shkumbinit, duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve dhe duke kaluar Besën. Goli i Osmanit në minutën e 6-të vendosi sfidën e luajtur në "Loro Boriçi". Në fakt, nuk është se kanë munguar rastet për peqinasit, por Vllaznia është mbrojtur mjaft mirë pas golit, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme për kampionatin. 

Ndërkohë, Besa është mundur 2-0 në Krujë, duke humbur vendin e dytë në renditje. Kastrioti nuk ka falur asgjë në fushën e tij, duke përfituar edhe nga fakti se kavajasit kishin disa mungesa të rëndësishme. Krutanët e kanë nisur ndeshjen praktikisht në avantazh, pasi Semirjan Çela arriti të shënonte që në minutën e dytë në portën e Alban Hoxhës. Takimi është mbyllur në minutën e 35-të nga goli i Gocajt. Ndërkohë, triumf spektakolar i Bylisit, që mundi 4-0 Laçin në shtëpi, ndërsa Teuta është ndalur në një barazim 1-1 ndaj Kukësit, skuadër që ende nuk njeh humbje në kampionat.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›