Ukrainë, presidentja lituaneze takon Timoshenkon në spital
KHARKIV- Presidentja lituaneze, Dalia Grybauskaite takoi sot opozitaren ukrainase, Julia Timoshenko, transferuar nga burgu në spital në sfondin e kritikave ndërkombëtare kundër Ukrainës, kërcënuar për një bojkotim të kampionatit të futbollit Euro-2012.
Timochenko, shtruar në spital që prej të mërkurës, vuan nga hernia diskale dhe do t'i japë fund grevës së urisë 20 ditore, e cila e nisi më 20 prill për të protestuar kundër dhunës që ajo ka qenë viktimë në burg.
''Opozitarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore'', deklaroi shtypi në përfundim të vizitës së presidentes lituaneze, presidentja e parë që takon Timoshenkon që prej burgosjes së saj në muajin gusht 2011.
(ma.ar/BalkanWeb)