E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia planifikon të njohë martesat mes homoseksualëve

ZEGREB - Kroacia planifikon të njohë martesat e personave të gjinisë së njëjtë, ka thënë kryeministri i këtij vendi Zoran Milanoviç, duke rritur mbrojtjen ligjore për çiftet homoseksuale.

"Ne po flasim për partneritete të regjistruara, që është një lloj standardi më i lartë nga ai që kemi tani," - u tha Milanoviç gazetarëve.

Përmirësimi i pozitës juridike të çifteve homoseksuale ishte një nga premtimet e bëra nga Partia Social Demokratike, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare.

"Ky ishte programi ynë. Unë shpresoj se njerëzit e Kroacisë e pranojnë atë. Është thjesht një formë e ndjeshmërisë sociale dhe mirësjelljes si dhe zgjerimin e lirisë," -tha Milanoviç.

Opozita konservatore Bashkimi Demokratik Kroat kundërshton fuqishëm planin.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›