Gaza feston fitoren e Mursit

Ripi i Gazës ka nisur festimet pas lajmit se në Egjipt ka fituar kandidati për president i Vëllazërisë Myslimane, Mohamed Mursi.
Njerëzit janë dyndur në rrugë në qytetin e Gazës për të festuar duke gjuajtur me armë në ajër, ndërsa altoparlantet e xhamive kanë gjëmuar nga lutjet dhe falenderimet për Zotin.
Komisioni Zgjedhor i Egjiptit tha se Mursi ka fituar 52 për qind të votave, kundrejt rivalit të tij, ish kryeministrit në kohën e Mubarakut, Ahmed Shafik, që ka marrë 48 për qind.
Zgjedhjet e 16 dhe 17 qershorit kanë qenë zgjedhjet e para presidenciale të lira në Egjipt. Komisioni Zgjedhor tha se pejsëmarrja në to ishte 51.8 për qind.