Ukrainë, prokuroriandalon Timoshenkontë dalë nga vendi
UKRAINE- Prokurorët ukrainas deklaruan se kanë ndaluar ish kryeministren dhe figurën kryesore të opozitës, Julia Timoshenko të dalë nga vendi për të marrë pjesë në një takim me zyrtarë të lartë në Bruksel.
Ata thanë se vendosën të mos lejojnë Timoshenkon të marrë pjesë në këtë takim, nga frika se ajo mund të largohet nga Ukraina për ti shpëtuar drejtësisë.
Timoshenko, e cila akuzohet për abuzim me detyrën dhe korrupsion në kohën kur ishte në krye të qeverisë në vitet 2007-2010, kishte planifikuar të udhëtonte në Bruksel në fund të kësaj jave për tu takuar me kreun e Parlamentit Europian, Jerzi Buzek dhe zyrtarë të lartë europian.
Vetë ish kryeministrja ka mohuar akuzat duke thënë se janë të motivuara politikisht. Sipas saj, hetimi është pjesë e fushatës së presidentit aktual Janukovic, për të heshtur kundërshtarët e tij politik.
(e.n/BalkanWeb)