Tre çmime përMilionerin eteatrit Bylis
TIRANË- Komedia “Milioneri” e Teatrit “Bylis” në Fier mori tre çmime fituese nga Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës” që përfundoi pak ditë më parë në Gjilan. Çmimi i aktorit më të mirë në rol kryesor u dha për aktorin Luftar Paja me rolin në komedinë “Milioneri”, në të cilin ai interpreton një pensionist plak, që i dëshpëruar nga mospërkrahja e fëmijëve në emigracion dhe nga dëshpërimi i jetës vendos t’i japë fund jetës, por pasi ka pirë helmin, ai bëhet fitues i një llotarie.
Gjatë nje konference per shtyp sot në Teatrin e Metropolit, Paja u shpreh se ky rol është më i ploti për të gjatë gjithë jetës së tij artistike. “Një e veçantë tjetër e veprës është fakti se regjisori Pëllumb Kulla ka ditur të harmonizojë përvojën artistike të aktorëve të vjetër me atë të të rinjve”, tha Luftar Paja.
“Milioneri”, me autor dhe regjisor Pëllumb Kullën, fitoi edhe çmimin e dramës më të mirë. Në lidhje me veprën, Kulla tha se tema është shumë afër natyrës së tij. “Jam përpjekur të jem shumë serioz me trajtimin e komizmit që sjell kjo dramë”, tha regjisori Kulla.
“Milioneri”, që u shfaq natën e pestë të Festivalit të Dramës Kombëtare ”Talia e Flakës”, trajton një temë sociale dhe nxjerr në pah problemet familjare dhe shoqërore, interpretuar nga aktorët e Teatrit të Fierit si: Hasan Bregu, Astrit Hasani, Elona Hyseni, Vasil Vaso, Arqile Lipe, Xhulieta Kulla, Fatmir Xhelili, Shpëtim Shehu, Syzana Prifti, Todi Llupi, etj.
Çmimi i tretë për Teatrin “Bylis” ishte “Mirënjohja e Festivalit”, i cili i shkoi trupës teatrore së shfaqjes “Milioneri”. Komedia “Milioneri” u shfaq premirë në Fier vjet në 7 nëntor dhe në skenën e Teatrit Kombëtar në datat 14, 15, 16 dhjetor 2010. Kjo komedi konkuroi në edicionin e 20-të të manifestimit “Flaka e janarit 2010” që bazohet në artin letrar, pamor, dramatik, muzikor, pjesë e të cilit është edhe Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”.
(m.a/ata/BalkanWeb)