Tirana e frikshme 3 pikë dhe spektakël me Dinamon
TIRANE- Ekpi Tirana ka triumfuar 2-1 në derbin e kryeqytetit kundër Dinamos, duke u rikthyer si një skuadër e frikshme në këtë fazë të dytë të sezonit. Ndonëse sinjalin e dhanë që në derbin e fazës së parë, kur dominuan me lojë, dje bardheblutë kanë arritur të fitojnë ndaj skuadrës kampione në fuqi. Në një atmosferë të mrekullueshme të krijuar nga tifozët e dy skuadrave, Tirana arriti të dominonte dhe të merrte 3 pikët, duke mbetur në lojë përsa u përket objektivave të rëndësishëm. Ndeshja e djeshme ka qenë një nga reklamat më të mira për futbollin shqiptar, duke patur gjithçka brenda: grintë, emocione, futboll të bukur dhe gola spektakolarë. Sidomos ai i Bakajt, në minutën e pestë, ka qenë vërtet i rrallë në kampionatin shqiptar. Fantazisti i Dinamos shmangu portierin dhe dy futbollistë për të goditur më pas me një diagonale perfekte. Ndërkohë, një notë "10" edhe për tifozët, sidomos ata të Tiranës, që edhe dje kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në stadium. Në "Qemal Stafa" kanë qenë të paktën 7 mijë vetë për të ndjekur këtë takim, që është tashmë derbi i vërtetë i kryeqytetit shqiptar.
Ndeshja
Përsa i përket ndeshjes, ajo nisi menjëherë me gol për Dinamon. ç'ka krijoi idenë se blutë do të merrnin sërish 3 pikët. Pas një kundërsulmi, Bakaj mori një pasim të artë nga Ambërue, doli i vetëm me portierin dhe më pas e shmangu edhe atë. As kthimi i dy mbrojtësve nuk e pengoi Bakajn të shënonte, pasi ai i shmangu, duke goditur më pas me një diagonale të saktë. Në minutën e 21-të, blerja e re e Tiranës, Gilman Lika, ka dhënë një pasim për të riun Morina, që nuk fali dhe realizoi golin e barazimit. Një moment deciziv i ndeshjes ishte ai i minutës së 35-të, kur Lika fitoi një penallti, pas një dyluftimi me Pishën. Në të vërtetë, mbrojtësi e Dinamos nuk e preku, por për gjyqtarin Lorenc Jemini ishte 11-metërsh. Nga pika e bardhë ishte Andi Lila ai që realizoi, duke kaluar Tiranën në avantazh. Ky gol bëri që bardheblutë të ishin më të kujdesshëm në lojën e tyre. Në pjesën e dytë, skuadra e Nevil Dedes ka qenë dominuese në fushën e lojës, duke mos lejuar për asnjë moment që Dinamo t'i afrohet portës. Në fundin e takimit pati kohë edhe për një karton të kuq të Peqinit, i cili edhe pse u fut në pjesën e dytë, mori shumë shpejt dy të verdhë.
Akuzat
Trajneri i Dinamos Ilir Daja nuk e ka pritur mirë humbjen e djeshme me Tiranën, ndërsa në fund ka fajësuar gjyqtarin Lorenc Jemini për gjithçka. Arbitri nga kryeqyteti dha një penallti tepër të dyshimtë në minutën e 35-të, ndërsa në fund nxorri edhe një karton të kuq për Peqinin. "Në këtë ndeshje na dënoi arbitri, - deklaroi Daja. - Me këtë gjyqtar nuk mund të fitohet dhe ju e patë të gjithë se çfarë ndodhi", shtoi trajneri i skuadrës kampione në fuqi. Përpos dy momenteve të mësipërm, gjyqtari Jemini i fali një penallti Dinamos, pasi portieri Hoxha ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Pero Pejiçit. Me humbjen e djeshme Dinamo qëndron jashtë luftës për vendet e larta të renditjes. Blutë janë tashmë 13 pikë larg kreut që mbahet nga Flamurtari, por gjithashtu, ndodhen 7 pikë larg zonës së Kupave të Evropës.
(d.b/GSH/BalkanWeb)