Ukraine shqetesim per shendetin e Tymoshenkos

Të dërguarit ndërkombëtar shprehën ditën e martë shqetësim të thelllë për gjendjen shëndetësore të ish-Kryeministres së Ukrainas, Yulia Tymoshenko, e burgosur që prej muajit tetor.
Delegacioni u lejua të vizitonte gruan e vetme që ka drejtuar Republikën ish-Sovjetike në qelinë e saj gjatë të dielës dhe 50-vjeçarja ishte aq e sëmurë, sa që e kishte të pamundur të ngrihej nga shtrati.
Sipas të dërguarës për të drejtat e njeriut, Nina Karpacheva, ish-kryeministrja ka nevojë për ekzaminime dhe kurime të mënjëhershme, në qëndra të specializuara jashtë burgut.
Tymoshenko u shpall fajtore nga një gjykatë për shpërdorim detyrë, në lidhje me një kontratë gazi të firmosur me shtetin rus. 50-vjeçarja, e cila duhet të qëndrojë në burg gjatë përgatitjes së apelit ndaj dënimit 7-vjeçar, ka hedhur poshtë akuzat dhe e ka cilësuar gjyqin e ngritur kundër saj si të orkestruar nga kryeministri aktual dhe rivali i saj më i madh politik, Viktor Yanukovych.
Burgu i sigurisë së lartë ku qëndron drejtuesja e partisë më të madhe në opozitë informoi se në datën 7 nëntor ajo u rrëzua dhe dëmtoi keqas shpinën. Sipas zyrës së shtypit, aksidenti i shkaktua nga pakujdesia e vetë Tymoshenkos. 50-vjeçarja është ankuar disa herë për probleme me shëndetin gjatë procesin të saj gjyqësor.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Zjarri në Tiranë, qindra miliona të shkrumbuar
Arrestohet pronari i fishekzjarreve
Procedurat e reja të pasaportave
Shqipëria, një vend ku vidhet edhe mendimi
Mbrëmjet e Berlusconi-t, shtyhet gjyqi kundër tre personave
Sabri Godo shtrohet në spital