E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA deshton super-komisioni per borxhin


Një komision special i Kongresit amerikan i cili kishte detyrën që të reduktonte borxhin e vendit me 1,2 trilion dollarë, ka dështuar.

Paneli i përbërë nga 6 republikanë dhe 6 demokratë bëri me dije pas mbylljes së bursës së Nju Jorkut se ata nuk kishin arritur asnjë marrëveshje. Kjo do të thotë se shkurtimet automatike të përcaktuara në ligjin që i hapi rrugën këtij komiteti do të hyjnë në fuqi në vitin 2013.

Por ndërsa politikanët nuk kanë gjetur një marrëveshje, borxhi kombëtar i Shteteve të Bashkuara është ngritur në 15 trilion dollarë.

Paneli Kriza FinanciareSpanjë, interesat për huatë rriten përsëri Kriza dobëson ekonomitë e Azisë Lindore Rënia në bursa, frikë nga borxhet amerikane i kongresmenëve u ngrit në gusht, si rezultat i një marrëveshje të minutës së fundit mes dy palëve për të rritur tavanin borxhit dhe për të shmangur mundësinë që SHBA të mos paguante dot borxhet e saj.

Tashmë ka nisur loja e fajit për të shkarkuar përgjegjësinë. Sipas republikanëve, demokratët kërkojnë të rrisin taksat, ndërsa këta të fundit thonë se republikanët nuk pranojnë shtimin e taksave për të pasurit.

Edhe presidenti amerikan Barack Obama fajësoi republikanët, duke thënë se shumë prej tyre në Kongres nuk kanë pranuar të dëgjojnë zërin e arsyes dhe kompromisit. Obama shtoi se do t’i vëre veto çdo tentative për të ndaluar shkurtimet automatike të buxhetit të shtetit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Zjarri në Tiranë, qindra miliona të shkrumbuar
Arrestohet pronari i fishekzjarreve
Procedurat e reja të pasaportave
Shqipëria, një vend ku vidhet edhe mendimi
Mbrëmjet e Berlusconi-t, shtyhet gjyqi kundër tre personave
Sabri Godo shtrohet në spital

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›