E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja e “ACR”, uron minatorët për festën e Bajramit

Presidentja e kompanisë, “ACR”, Skatche-Depich nëpërmjet një letre të hapur, i ka uruar sot Festën e Bajramit të gjithë punonjësve të kësaj kompanie. Ajo shkruan se kompania “ACR” do të jetë pranë familjeve të tyre gjatë festimeve për Bajramin. “Uroj minatorët dhe familjet e tyre për festën e Bajramit, duke shpresuar se situata e vështirë do të kalohet shumë shpejt nëpërmjet bisedimeve të përbashkëta. ACR do të mbulojë shpenzimet e drekës së Bajramit duke iu gjendur pranë punonjësve tanë”, shkruan në letrën e saj Depich.
 

Ajo shpreh keqardhje për situatën e krijuar nga disa persona jashtë kompanisë, ku thekson se për shkak të këtyre personave kushtet e minatorëve dhe familjeve të tyre janë përkeqësuar. “Këta persona të papërgjegjshëm nuk janë kujdesur për interesin e minatorëve të ACR por thjesht për interesat e tyre personale dhe si pasojë Bajrami i sivjetshëm i ka gjetur familjet e minatorëve të Bulqizës në vështirësi ekonomike”, theksohet ndër të tjera në letrën e saj.
 

Presidentja e “ACR”, i bën thirrje edhe njëherë punonjësve të ACR, t`i kthehen punës për të mirën e përbashkët por edhe të ardhmen e qytetit të Bulqizës. “Gjatë kësaj kohe kompania ACR ka miratuar kërkesën e minatorëve për rritjen e pagës 20%. Kushtet e punës do të përmirësohen përmes një procesi, ku vetë minatorët e Bulqizës jo vetëm do të informohen por edhe do të përfshihen me idetë e tyre”, përfundon letra e Skatche-Depich.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›