E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtarët izraelitë vrasin një palestinez

Një palestinez është vrarë ditën e djeshme nga ushtarët izraelitë në rajonin e Bekaot (Bregu Perëndimor). Lajmin e bën me dije gazeta izraelite “Maariv”.
Sipas gazetës izraelite, i riu palestinez është grindur me ushtarin izraelit, roje të pikës kufitare, i cili më pas e ka qëlluar për vdekje.

Bëhet fjalë për viktimën e dytë palestineze në Bregun Perëndimor që në fillim të këtij viti.

Pardje në Ramallah ndërroi jetë një grua palestineze, viktimë e demonstratave të zhvilluara po atë ditë në zonën e Bilin-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›