Ksera dhurata për fëmijët e “Zyber Hallullit”

Aida është 12 vjeçe, prindërit e kanë braktisur dhe po rritet në shtëpinë e femijëve “Zyber Hallulli”. Ajo ka shumë ëndrra në jetë, dëshiron të arsimohet, të bëhet modele dhe të lind 2 fëmijë. Aida tregon se të jetosh në shtëpinë e fëmijës nuk është e thjeshtë por ka gjetur shoqe dhe koha më e bukur për të festat e fundvitit kur pret dhurata.
Për shkak të ndërhyrjeve të tejzgjatura në shtëpinë e fëmijës, këta të vegjël mësimin e zhvillojnë në shkollën “Osman Myderizi” dhe për të fjetur janë spostuar në konviktin e gjuhëve të huaja. Strehëza e tyre pritet të përfundojë së rehabilituari më qershor të vitit 2012. Për të ndier atmosferën festive duke lënë për disa minuta mënjanë braktisjen, Ministri i Punës Spiro Ksera u bënë dhurata duke pemtuar se ka mjaft projektet për ta.
Të vegjëlit për disa orë ishin pjesë e koncertit dhe atmosferës festive. Në ritimin e muzikës dhe kërcimit, fëmijët e Zyber Hallullit u argëtuan duke kuptuar qartë se ata kanë nevojë për njerëz rreth vetes.