Mërkur Bozgo: 40 vite karrierë, janë pak për atë që e do skenën
Ka 40 vite që interpreton në skenën teatrore, duke sjellë role dhe karaktere nga më të ndryshmet. Aktori i njohur i skenës Mërkur Bozgo edhe pse ka vite që ka dalë në pension që në vitin 1994 akoma dhe sot vazhdon të jetë shumë aktiv me skenën. Në një intervistë dhënë për gazetën ai rrëfen se si nisi udha e tij me aktrimin,
një udhë të cilën e nisi para katër dekadash dhe e vazhdon edhe sot në skenën teatrore. Aktori tregon se aktiv në skenën teatrore e ka mbajtur gjallë puna e tij ndër vite me teatrin dhe filmin, por dhe për profesione të tjera tregon ai, puna është baza e jetës së njeriut, por në veçanti aktorin e mban gjallë dalja në skenë, e cila është jo vetëm punë, por është dhe emocion, kënaqësi, e veçantë. Aktorët kanë atë që është dhurata më e madhe që mund të kenë të tjerët, që janë duartrokitjet e spektatorit. Sa je i talentuar apo nuk je vijnë të tëra në atë skenë, dhe kur duartrokitjet janë aq të furishme për ty janë direkt suksesi apo në të kundërt janë mossuksesi i aktorit. Them që kjo është një kënaqësi e veçantë e aktorit, sa i takon profesionit të tij, sepse të tjerët bëjnë punë akoma dhe më të mëdha se tonat dhe ndoshta nuk i kanë këto kënaqësi dhe këto emocione ndaj vetes dhe të tjerëve, pohon aktori Bozgo. Fillimet e tij si aktor kanë nisur në Estradën e Ushtrisë që në moshën 23 vjeçare, për ato vite aktori tregon se: Unë jam shumë i kënaqur që jam sot një aktor. Kur mbarova shkollën, universitetin dhe në atë kohë unë isha në moshën 23 vjeç kur kisha filluar mësuesinë. Kam punuar në Golem të Kurveleshit dhe më pas një vit tjetër unë kam qenë në Lushnje. Kur isha atje në vitin e dytë më thanë që Estrada e Ushtrisë kërkon aktor dhe mund të kaloje në prova. Ishte një ditë e diel ku ata kishin caktuar audicionin dhe fitova. Kjo ka ndodhur në mes të vitit shkollor dhe unë u largova nga arsimi dhe fillova në Estradën e Ushtrisë si aktor në atë kohë. Në këtë intervistë ai pohon se roli i parë ka qenë mullixhiu në shfaqjen teatrore Gjëmimi i atij dimri shkruar nga Teodor Laço. Në atë kohë unë isha dublant me aktorin Sulejman Pitarka, natyrisht që ishin emocione të mëdha se Pitarka ishte një aktor shumë i mirë dhe kishte një emër në atë kohë, ndërsa unë e konsideroja veten si pionier me atë. Me guxim e mora atë rol në atë kohë dhe them se ai ka pasur suksesin e tij si rol në atë kohë, vijon të tregojë aktori Bozgo për karrierën e tij. Për vitet e tij në skenën teatrore ai pohon se: Kjo që unë them mund të jetë dhe subjektive, por aktori ndonjëherë mund të ndjehet i fyer. Këtë e them kur ai shikon se ka bërë role më të mirë se shoku, por ai merr më shumë vlerësime që nuk i meriton dhe këto i merr nga teatri, jo nga spektatori. Kjo mund ti ndodhi shumë aktorëve të botës dhe nuk kanë rëndësi për mua, pasi unë e kam pasur kënaqësinë time nga spektatori. Ata që më kanë duartrokitur më kanë falur shumë kënaqësi. Por cilat kanë qenë momentet më të bukura të jetës së tij dhe sa e ka mbështetur familja, ai na e zbulon në vijim të kësaj interviste. Mërkur Bozgo ka lindur në Gjirokastër mars 1937. Kreu gjimnazin e Tiranës në 1957. Nga ky vit studioi për gjuhë-letërsi në Fakultetin Filologjik. Nga 1961 punon si aktor në Estradën e Ushtrisë, deri më 1968, me pas punon si regjisor në TVSH deri në vitin 1976. Prej këtij viti deri në 1994 aktor i Teatrit Kombëtar ku doli dhe në pension. Por skenës nuk i është ndarë deri më sot. I numërohen mbi 100 role në teatër dhe mbi 30 role në kinematografi.
-Keni shumë vite karrierë artistike, e ndërkohë vazhdoni akoma të jeni akoma shumë aktiv në skenën teatrore?
Të jem aktiv edhe sot në skenën teatrore, them që më ka mbajtur gjallë puna ime ndër vite me teatrin dhe filmin, por dhe për profesione të tjera. Puna është baza e jetës së njeriut por në veçanti aktorin e mban gjallë dalja në skenë, e cila është jo vetëm punë, por është dhe emocion, kënaqësi, e veçantë sepse aktorët kanë atë që është dhurata më e madhe që mund të kenë të tjerët, që janë duartrokitjet e spektatorit. Sa je i talentuar apo nuk je vijnë të tëra në atë skenë, dhe kur duartrokitjet janë aq të furishme për ty janë direkt suksesi apo në të kundërt janë mossuksesi i aktorit. Them që kjo është një kënaqësi e veçantë e aktorit, sa i takon profesionit të tij, sepse të tjerët bëjnë punë akoma dhe më të mëdha se tonat dhe ndoshta nuk i kanë këto kënaqësi dhe këto emocione ndaj vetes dhe të tjerëve. Arti dhe sporti i kanë këto kënaqësi, ndoshta jo shumë të merituara, por një shkencëtar ndoshta nuk e ka këtë favor njohjeje që kemi ne, sa i takon marrëdhënies me njerëzit. Ky profesion ne na e jep këtë privilegj, që të njihemi dhe të kemi respektin e njerëzve.
-Keni lindur në qytetin e Gjirokastrës, por e tërë jeta dhe krijimtaria juaj është në Tiranë?
Ne jemi një familje gjirokastrite, dhe jemi një familje e madhe me shumë fëmijë, por fatkeqësisht që nëna ime vdiq në moshë të re edhe mua më la në moshën një vjeçare. Nëna e saj në Tiranë më mori nga Gjirokastra dhe më rriti, unë shkoja radhë atje por kam bërë dhe ndonjë vit shkollë atje, por jeta ime ishte në Tiranë. Bëra shkollën, gjimnazin, më pas universitetin. Unë nuk kam mbaruar për aktrim por kam mbaruar për Gjuhë-Letërsi.
-Jeni diplomuar për degën Gjuhë-Letërsi, por si vijoi jeta juaj me aktrimin?
Unë jam shumë i kënaqur që jam sot një aktor. Kur mbarova shkollën, universitetin dhe në atë kohë unë isha në moshën 23 vjeç kur kisha filluar mësuesinë. Kam punuar në Golem të Kurveleshit dhe më pas një vit tjetër unë kam qenë në Lushnje. Kur isha atje në vitin e dytë më thanë që Estrada e Ushtrisë kërkon aktor dhe mund të kaloje në prova. Ishte një ditë e diel ku ata kishin caktuar audicionin dhe fitova. Kjo ka ndodhur në mes të vitit shkollor dhe unë u largova nga arsimi dhe fillova në Estradën e Ushtrisë si aktor në atë kohë.
-Si ka qenë përballja juaj e parë me publikun, kur ju ishit në estradë?
Në fakt unë para se të vija tek Estrada e Ushtrisë, kam qenë si amator tek Pallati i Kulturës me regji të Gëzim Erebarës, i cili punonte si regjisor në atë kohë. Në Pallatin e Kulturës kishin vënë disa pjesë si Mirandolina apo dhe ndonjë operetë. Duke qenë se ishin vënë pjesë të ndryshme teatrale, unë isha i ambientuar me skenën dhe nuk e kisha problem. Duke qenë se mua më pranuan në Estradën e Ushtrisë unë punova atje për 8 vjet, por radhë edhe si regjisor. Ne ishim një kolektiv shumë i mirë që edhe luanin në skenë, por dhe shkruanim vetë në atë kohë. Shkruanim skeçe, dialogje, kuplete, paroditë dhe kjo na ndihmonte që ne të ishim sa më pranë vetes dhe ta ndjenim se kush ishte më e suksesshme dhe se çfarë nuk ishte e suksesshme. Nëse një pjesë nuk pritej ashtu si donim ne, atëherë ne e ndërronim dhe shkruanim një tjetër dhe kështu ajo estradë u bë nga më të suksesshmet.
-E ndërkohë që për disa vite keni punuar dhe si regjisor në RTSH në vitet 70. Sa e vështirë ka qenë ajo kohë për ju?
Nga viti 1968 deri më 1976 unë kam qenë në televizion si regjisor. Jam marrë me emisione të ndryshme, i kam bërë të gjitha deri tek emisionet e fëmijëve. Në atë kohë ndikonte partia, por unë më shumë u mora me emisionet e fëmijëve që kishin më pak probleme dhe emisionet e tjera ishin dhe koncertet që ishin të vulosura nga partia, se çfarë këngësh do të këndoheshin. Për fat ndoshta dhe unë mund të kisha qenë në Festivalin e 11, sepse zoti Luarasi më kërkoi që unë të jem regjisor në televizion, por unë kisha në dorë një dokumentar për Mihal Popin dhe ai dokumentar do të shfaqej në datë 1 dhe 2 dhe festivali ishte në fund të dhjetorit dhe kështu që kjo nuk u mundësua. Për fatin tim të mirë më thonë se ti duhet të vazhdosh me dokumentarin për Mihal Popin, dhe nëse unë merresha me diçka tjetër unë nuk arrija dot ta përfundoja atë dokumentar në atë datë, që më ishte caktuar. Unë nuk arrita të isha në atë festival, i cili dihet se si përfundoi.
-Nga viti 1976 deri në 1994 aktor pranë Teatrit Kombëtar. Si kanë qenë për ju këto vite në skenën teatrore dhe si e kujto