Ulet inflacioni dhe cmimet e ushqimeve Luljeta Ndoka
Qytetaret e kane pasur me te lehte ta perballojne koston e jeteses ne muajin Korrik te ketij viti, ne krahasim me muajin paraardhes. Sipas Raportit te permuajshem te INSTAT-it, me objekt "Indeksi i Cmimeve te Konsumit" (ICK), ka dale se inflacioni ka shenuar nje ulje prej 0.7 per qind krahasuar me muajin e meparshem, duke zbritur ne masen 3.6 per qind. Kjo ka ardhur si pasoje e uljes se cmimeve ne disa grupe dhe nengrupe, te kategorizuara sipas Institutit te Statistikes.
Ushqimet
Keshtu, indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" shenoi nje ulje prej 1.7 per qind krahasuar me muajin e meparshem. Brenda ketij grupi ulja me e madhe prej 9.5 per qind verehet ne nengrupin "zarzavate perfshire patatet". Ketu mund te permendim uljen e cmimit te patellxhaneve me 38.7 per qind, specave me 30.4 per qind, qepeve te thata me 22.0 per qind, domateve me 17.4 per qind, bamjeve me 16.4 per qind, patateve me 15.5 per qind, etj. Cmimet e nengrupit "fruta" shenuan nje ulje prej 6.1 per qind, ku mund te permendim uljen e cmimit te shalqirit me 50.3 per qind, pjeprit me 40.5 per qind, rrushit me 18.9 per qind, pjeshkave me 17.5 per qind, kumbullave 17.4 per qind, dardheve me 10.0 per qind, etj. Gjate muajit Korrik cmimet ne nengrupin "sheqer dhe embelsira" shenuan nje rritje prej 0.6 per qind. Cmimet ne nengrupet e tjera te ketij grupi luhaten nga - 0.4 ne 0.1 per qind.
Te tjera
Sipas raportit te Institutit te Statistikes, indeksi i grupit "Veshje dhe kepuce" shenoi nje ulje prej 0.3 per qind, ku mund te vecojme uljen e cmimit te kepuceve per burra me 1.4 per qind, kepuceve per gra me 1.3 per qind dhe veshjeve per femije 0.4 per qind, etj. Nga ana tjeter, indeksi i grupit "Qira uje lende djegese dhe energji" shenoi nje ulje prej 0.1 per qind, ulje kjo qe ka ardhur si rezultat i uljes se cmimit te lendeve djegese me 0.3 per qind. INSTAT raporton se indeksi i grupit "Transport" shenoi nje ulje prej 0.3 per qind. Gjate muajit Korrik cmimi i naftes shenoi nje ulje prej 0.9 per qind dhe cmimi i benzines nje ulje prej 0.4 per qind. Ne total, Indeksi i Cmimeve te Konsumit ne muajin Korrik 2011, arriti 109.0 per qind kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 07=100), duke shenuar nje ulje prej 0.7 per qind krahasuar me muajin e meparshem. Ndryshimi vjetor ne muajin Korrik eshte 3.6 per qind.
Cmimet
"Ushqime dhe pije jo alkoolike", ulje prej 1.7 per qind
"Zarzavate perfshire patatet", ulje 9,5 per qind
Patellxhanet, ulje me 38.7 per qind
Specat, ulje me 30.4 per qind
Qepet e thata, ulje me 22.0 per qind
Domatet, ulje me 17.4 per qind
Bamjet, ulje me 16.4 per qind
Patatet, ulje me 15.5 per qind
Frutat, ulje 6.1 per qind
"Veshje dhe kepuce", ulje prej 0.3 per qind
"Qira uje lende djegese dhe energji", ulje 0.1 per qind
"Transport", ulje prej 0.3 per qind