E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulet konsumi, nuk realizohen të ardhurat në buxhet

Emirjon Senja

Rënia e konsumit po i sjell kokëçarje të mëdha qeverisë në drejtim të realizimit të të ardhurave në buxhetin e shtetit ashtu siç e kishte planifikuar në korrik. Treguesit e publikuar sëfundmi nga Ministria e Financave në lidhje me realizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, pasqyrojnë një ngadalësim të ritmit të rritjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit duke rrezikuar realizimin e planit. Të ardhurat rrezikojnë të mos realizohen pavarësisht shkurtimeve drastike që iu bënë buxhetit të korrik të këtij viti. Mësohet se deri në fund të nëntorit, në buxhetin e shtetit është arritur të mblidhen rreth 295 miliardë lekë, nga 344 miliardë lekë që janë parashikuar deri në fund të vitit. Duhet që vetëm përgjatë muajit dhjetor të mblidhen plot 48.5 miliardë lekë, në mënyrë që qeveria të jetë në rregull me llogaritë e këtij viti. Kjo edhe për faktin se në korrik u ndërmorën shkurtime në drejtim të të ardhurave, e megjithatë duket se plani përsëri nuk do të plotësohet. Gjithsesi nbetet edhe një muaj kohë për të parë se si do të rrjedhin gjërat.

Gjatë dhjetorit, kur janë edhe festat e fundvitit, realizohen përgjithësisht më shumë të ardhura krahasuar me muajt e tjetër për shkak të rritjes së konsumit nga ana e qytetarëve. Por nëse gjatë muajve të mëparshëm, kemi pasur të bëjmë me një rritje mesatare të të ardhurave në mënyrë progresive me 27 apo 28 miliardë lekë, mbetet që e gjithë diferenca prej 48.5 miliardë lekësh, të realizohet brenda këtij muaji.

Por sa gjasa ka kjo të ndodhë? Duke parë ecurinë e realizimit të të ardhurave vetëm në muajin dhjetor përgjatë dy viteve të shkuara, realizimi i të ardhurave sipas parashikimeve duket një mision i pamundur. Në dhjetor 2009, mësohet se të ardhurat janë rritur me 31 miliardë lekë krahasuar me muajin nëntor. Në dhjetor 2010, të ardhurat krahasuar me nëntorin u rriten përsëri me 31 miliardë lekë. Gjatë këtyre dy viteve, Shqipëria ka pasur një konsum më të madh krahasuar me periudhën e tanishme, fakt i cili konfirmohet nga treguesit e INSTAT-it dhe të Bankës së Shqipërisë. Diferenca për tu mbyllur brenda dhjetorit 2011 ndërkohë, është 48.5 miliardë lekë, e cila ka pak gjasa që të realizohet plotësisht, kjo edhe për shkak të uljes së ritmit të rritjes së të ardhurave nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe Akciza.

Qeveria ka parashikuar të mbledhë 41.3 miliardë lekë përgjatë gjithë vitit nga akciza. Deri në fund të nëntorit, janë mbledhur 36 miliardë lekë. Mbetet që diferenca prej 5.3 miliardë lekë mbetet për tu mbyllur vetëm brenda këtij muaji, ndërkohë që treguesit paraqesin se buxheti i shtetit vjel mesatarisht çdo muaj nga 3 miliardë lekë prej akcizave. Qeveria ka parashikuar gjithashtu të mbledhë 120 miliardë lekë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar deri në fund të këtij muaji me një mesatare mujore prej rreth 10 miliardë lekësh. Statistikat e publikuara deri më tani nga Ministria e Financave, tregojnë se deri në fund të nëntorit janë mbledhur 106.6 miliard lekë. Për të dalë në rregull me llogaritë, duhet që realizimi i këtyre të ardhurave të jetë maksimal, në mënyrë që vetëm brenda dhjetorit të mblidhet 14 miliardë, lekë si asnjëherë më parë.

Rriten ritmet e pagesës së interesave. Pagesat për tetor-dhjetor, 180 milionë dollarë

Dhjetori do të jetë muaji kur shteti shqiptar do ti paguajë një shumë të mirë parash bankave dhe qytetarëve në formë interesash për borxhet e marra deri më tani. Pritet që deri në fund të këtij muaji, ekzekutivi të likuidojë të gjithë interesat e parashikuara për këtë vit, të cilat përllogariten në vlerën e 46.8 miliardë lekëve. Mësohet se deri në fund të nëntorit, ekzekutivi ka shlyer rreth 80 për qind të interesave të parashikuara për 2011 ose rreth 370 milionë dollarë. Pjesa tjetër, mbetet për tu paguar deri në fund të muajit. Shuma që ka mbetur pa u shlyer përllogaritet në vlerën e rreth 95 milionë dollarëve.

Qeveria ka shpenzuar çdo muaj para për të shlyer interesat, por nga të dhënat e ofruara, vërehet një rritje e ritmit të pagesave përgjatë muajve tetor-nëntor të këtij viti, gjë e cila duket se do të ndodhë edhe këtë muaj, periudhë e cila përkon edhe me maturimin e borxhit.

Pjesa më e madhe e interesave të parashikuara për vitin 2011, rreth 381 milionë dollarë, i përkasin tregut vendas, siç janë bankat apo individët, ndërsa 80 milionë dollarë janë detyrime ndaj bankave të huaja. Kjo vjen edhe për shkak të strukturës që ka borxhi shqiptar. Rreth 60 për qind e tij është borxh i brendshëm dhe 40 për qind borxh i jashtëm. Në total, Shqipëria ka borxh publik, i cili deri në fund të muajit shtator arriti në rreth 7.7 miliardë dollarë ose sa rreth 59.4 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Qeveria ka marrë angazhim që të mos lejojë kalimin e këtij treguesi në mbi 60 % të PBB-së, premtim i cili rrezikon të mbahet për shkak të nevojës që ka Korporata Elektroenergjetike Shqiptare për më shumë fonde për të siguruar energji elektrike edhe gjatë muajve të ardhshëm. Fondet do të sigurohen nga qeveria duke rritur edhe më tepër borxhin publik.

Buxheti, tkurren investimet publike

Ecuria e investimeve publike po shënon një ecuri negative gjatë muajve të fundit. Shpenzimet në këtë drejtim janë ulur në mënyrë drastike që prej dy muajsh. Por më shumë se me mungesën e fondeve (Janë të parashikuara në buxhet), ulja e ritmit të shpenzimeve duket se ka të bëjë me paaftësinë e për të realizuar projektet e parashikuara më parë në buxhet. Situata del qartë tek treguesit e shpenzimeve kapitale, për muajin nëntor. Shpenzimet kapitale janë investimet publike që bën qeveria. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave mbi treguesit fiskal, shpenzimet kapitale janë realizuar vetëm 79 për qind deri në fund të nëntorit, ndërkohë që ka mbetur vetëm një muaj deri në mbylljen e vitit. Nëse përgjatë 11 muajve janë realizuar 79 për qind, duhet që vetëm përgjatë një muaji ekzekutivi të realizojë 21 për qind të pjesës së parashikuar. Shpenzimet kapitale në buxhetin e shtetit përllogariten në rreth 73.7 miliardë lekë, nga të cilat deri më tani janë shpenzuar vetëm 58.5 miliardë lekë. Investimet publike nuk arrihen të realizohen edhe pse qeveria i shkurtoi ato me 9 miliardë lekë gjatë ndryshimeve buxhetore në korrik.

Edhe dy vjet jetë për letrat me vlerë

Shtyhet afati i përdorimit të bonove të privatizimit edhe për dy vite të tjera. Propozimi i qeverisë kaloi dje në Komisionin e Ekonomisë duke lejuar përdorimin bonove të privatizimit ose siç thirren në gjuhën e përditshme, letrave me vlerë, deri në fund të vitit 2013. Ministria e Financave e argumentoi vendimin me presionin e qytetarëve, të cilët kanë në duar bonot. Letrat me vlerë u përfshinë gjerësisht nga qeveria në procesin e legalizimeve një formë pagesë për të gjithë ata që do të legalizonin pronën e tyre. Nuk ka ende një statistikë të plotë për përdorimin e tyre në këtë proces por fakt është që në momentin e ndryshimeve ligjore, rreth dy vjet e gjysmë më parë, çmimi i bonove të privatizimit njohu një rritje të menjëhershme në treg duke arritur madje në disa raste edhe në 20 %.

ERE: Investimet e CEZ do shqyrtohen nga të huajt

Mosmarrëveshjet midis Entit Rregullator të Energjisë dhe kompanisë CEZ Shpërndarja për planin e investimeve në periudhën 2012-2014 duket se do të zgjidhet me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtar. Bordi i Komisionerëve të ERE-s, ka përcaktuar një kompani të huaj që do të përfaqësojë këtë institucion në shqyrtimin planit të investimeve të kësaj CEZ Shpërndarj

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›