Dy paga gjobë e heqje kontrate për mjekët
26/03/2009 ISKSH brenda javës pritet të lidhë kontratat me 39 institucionet spitalore në vend
Pagesat nën dorë
Ndarja e fondeve për të gjitha spitalet e rretheve të miratuara me VKM për 2009-n
Mjekët do të ndëshkohen me gjobë dhe ndërprerje kontrate, në rast se do të abuzojnë kundrejt marrjes së pagesave nën dorë për shërbimet që do t’u ofrojnë pacientëve. Përfshirja e spitaleve në skemën e sigurimeve (që do të finalizohet me lidhjen e kontratave gjatë kësaj jave) ka parashikuar dhe sanksionet që do të aplikohen kundrejt rasteve abuzuese. Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shëndetësore Elvana Hana ka pohuar se shmangia e pagesave nën dorë do të jetë një ndër risitë e kësaj reforme. Pas diskutimit paraprak që është zhvilluar me drejtuesit e spitaleve, janë hartuar edhe kontratat, të cilat brenda kësaj jave do të nënshkruhen nga 39 institucionet spitalore ne vend, si ato terciare, universitare si dhe spitalet rajonale.
Ndëshkimet
Penalizimet që do të aplikohen kundrejt abuzimeve do të konsistojnë jo vetëm në gjoba financiare, por edhe në ndërprerje të kontratave individuale. “Kjo është një pikë e rëndësishme e kontratës për të cilën kemi insistuar, pasi më në fund adresohet përgjegjësi në rast të pagesave informale. Në kontratë është parashikuar masa me gjobë nga 2 paga mujore deri në shkëputje kontrate individuale”, - ka pohuar Hana. Lidhur me mënyrën e financimit drejtoresha e ISKSH-së u shpreh se me plotësimin e kushteve të parashikuara në vendimin e qeverisë lidhur me hartimin e protokolleve të mjekimit, miratimin e standardeve të spitaleve dhe treguesve të cilësisë dhe llogaritjen e kostos për çdo shërbim do të shkohet drejt financimit për shërbim, si rruga më e mirë për financimin e spitaleve.
Fondet
Njëkohësisht kontratat përcaktojnë që fondet e spitaleve nuk do të digjen, në rast se nuk përdoren. Kjo do të lejojë përdorimin e buxhetit të pashfrytëzuar në vitin pasardhës nga spitali (pra s’do të ketë djegie fondi) si dhe mbi të gjitha përdorimi i të ardhurave dytësore 100 për qind për nevojat e vetë spitalit. Hana ka pohuar se brenda një periudhe të shkurtër spitalet do të nisin të blejnë vetë medikamentet e nevojshme në bazë të nevojave që kanë dhe ISKSH-ja do të kontrollojë mënyrën e përdorimit të fondeve dhe zbatimin e ligjit të prokurimeve. Spitalet do të financohen vetëm për shërbimet që i kanë funksionale. “Buxheti për vitin 2009 është ndarë me vendim të Këshillit të Ministrave në bazë të buxhetit historik të spitaleve, por ky vit do të shërbejë për të parë ecurinë e spitaleve, në mënyrë që vitin e ardhshëm të kemi një buxhet dinamik (sipas nevojave dhe performancës). Përdorimi i të ardhurave dytësore do të jetë në masën 100 për qind nga vetë spitali, që mund të shkojë për mallra dhe shërbime të nevojshme të institucionit, por mund të përdoren edhe në një kufi të lejuar nga 2 deri në 5 për qind për ndryshime pagash e sigurimesh për punonjësit.
Çfarë kërkohet?
Në përmbushje të detyrimit ligjor duhet:
Llogaritja e kostos së çdo shërbimi, në përputhje me standardet e caktuara nga Ministria e Shëndetësisë, brenda 18 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Miratimi i standardeve të spitaleve dhe treguesve të cilësisë e të performancës nga Ministria e Shëndetësisë brenda datës 31.07.2009.
Përcaktimi i protokolleve të diagnozës dhe të trajtimit nga Ministria e Shëndetësisë për çdo shërbim deri më 31.12.2009.
Deri në fund të muajit mars 2009 ISKSH-ja do të kontraktojë 39 spitale:
1 spital terciar
3 spitale universitare
11 spitale rajonale
24 spitale të rretheve
Buxheti për shërbimin spitalor në total 11.9 miliardë lekë (pa spitalin e Durrësit)
Ndarja e buxhetit me VKM sipas rretheve
1. Berat 352,610 mijë lekë
2. Bulqizë 82,080
3. Delvinë 23,650
4. Devoll 43,520
5. Dibër 348,480
6. Elbasan 497,350
7. Fier 369,500
8. Gramsh 134,050
9. Gjirokastër 236,050
10. Has 35,250
11. Kavajë 125,150
12. Kolonjë 116,890
13. Korçë 613,300
14. Krujë 135,500
15. Kuçovë 56,250
16. Kukës 237,950
17. Laç 82,950
18. Lezhë 228,620
19. Librazhd 163,500
20. Lushnjë 265,620
21. Malësi e Madhe 14,335
22. Mallakastër 31,270
23. Mat 167,215
24. Mirditë 146,645
25. Peqin 26,740
26. Përmet 93,110
27. Pogradec 204,110
28. Pukë 148,015
29. Sarandë 179,260
30. Skrapar 88,180
31. Shkodër 596,520
32. Tepelenë 88,350
33. QSUT 3,969,500
34. Materniteti nr.1 375,900
35. Materniteti nr.2 281,500
36. Sanatoriumi 342,980
37. Tropojë 118,800
38. Vlorë 445,300
Shërbimet spitalore që do të vazhdojnë të financohen nga Ministria e Shëndetësisë
• Investimet kapitale dhe aparaturat në të gjithë shërbimin spitalor
• Shërbimet si më poshtë:
• Spitali psikiatrik Vlorë
• Spitali psikiatrik Elbasan
• Shërbimet e shëndetit mendor në rrethe
• Shërbimi i psikiatrisë Shkodër
• Qendra Kombëtare e Riaftësimit, Mirërritjes dhe Zhvillimit të Fëmijëve
• Shërbimi kombëtar i transfuzionit
• Ofiçina elektromjekësore
• Njësia e transportit me helikopterë