Abuzuan me pronat, pranga 4 zyrtarëve në Durrës
Në pranga kanë rënë kreu i Policisë Bashkiake të Durrësit, nje punonjës i kësaj policie, kreu i Njësisë Administrative numër 4 dhe nje punonjës në këtë njësi. Ata se akuzohen se kanë abuzuar me pronat në këtë qytet.
DURRES-Katër zyrtarë në njësitë lokale të Durrësit, mes të cilëve dhe kreu i policisë bashkiake janë vënë në pranga nga zyra antikorrupsion e Tiranës në bashkëpunim me efektivët blu të qytetit bregdetar. Ata se akuzohen se kanë abuzuar me pronat në këtë qytet.
Burime nga drejtoria e policisë së Durrësit bënë të ditur se në pranga kanë rënë kreu i Policisë Bashkiake të Durrësit, Rexhep Bulku, punonjësi i kësaj policie Bashkim Maloku. Gjithashtu është arrestuar edhe kreut i Njësisë Administrative numër 4, Luan Shaba si dhe Lutfi S Dervishi, punonjës në këtë njësi. Operacioni i policisë së qytetit të Durrësit, u ndërmor pas të dhënave nga njësia antikorrupsion e Tiranës.
(d.b/BalkanWeb)