E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Se shpejti hiqen vizat me BE

Me ftese te Ministrit te Jashtem italian Franko Frattini, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Ilir Meta mori pjese ne Takimin e Ministrave te Puneve te Jashtme te Nismes Adriatiko-Joniane, te zhvilluar ne qytetin e Ankones, Itali. Ne kete Ministerial, i cili shenoi edhe perfundimin e presidences italiane te kesaj Nisme, moren pjese Ministrat e Puneve te Jashtme te Shqiperise, Italise, Greqise, Sllovenise, Kroacise, Serbise, Bosnje-Hercegovines dhe Malit te Zi. Takimi i XII i nivelit te larte mbart kete vit nje simbolike te vecante pasi perkon me 10 vjetorin e krijimit te Nismes Adriatiko-Joniane. Me kete rast, Ministrat e Puneve te Jashtme, duke bere nje bilanc te angazhimeve dhe aktiviteteve te saj, ndane se bashku vleresimin per rolin e Nismes ne drejtim te forcimit te bashkepunimit mes vendeve anetare, konsolidimin e marredhenieve te fqinjesise se mire si dhe nxitjen e nje zhvillimi ekonomik rajonal permes projekteve me interes te perbashket. Ne fjalen e mbajtur ne kete Ministerial, Meta i siguroi homologet e tij per kontributin dhe angazhimin e Shqiperise ne kuader te Nismes Adriatiko-Joniane, si dhe mbeshteti iniciativen e marre nga Italia per te shnderruar rajonin e Adriatikut dhe Jonit ne nje makro-rajon evropian dhe per te prezantuar strategjine e ketij projekti te rendesishem te bashkepunimit nder-rajonal prane institucioneve te BE-se. Gjithashtu, z. Meta vleresoi rendesine e vecante qe i kushton kjo nisme procesit te integrimit evropian te vendeve te Ballkanit Perendimor. Ne kete kontekst, Zv. Kryeministri Meta informoi te pranishmit mbi ecurine e procesit te integrimit evropian te Shqiperise, duke vene theksin mbi dy sfidat kryesore te Qeverise shqiptare: permbylljen se afermi te procesit te liberalizimit te vizave me BE, si dhe marrjen e statusit te kandidatit per anetaresim ne BE. Ne kete kontekst, z. Meta vleresoi mbajtjen e Samitit te Sarajeves me 2 qershor, si nje mundesi per t'i dhene nje shtyse te re nxitese te gjitha proceseve integruese evropiane te vendeve te Ballkanit Perendimor. Ne perfundim te fjales se tij, z. Meta vleresoi suksesin e arritur nga presidenca italiane ne realizimin e shume aktiviteteve e projekteve me karakter rajonal, si dhe uroi presidencen e ardhshme te kesaj nisme nga Mali i Zi, duke e siguruar per mbeshtetjen e plote te Shqiperise. Krahas punimeve te ketij Ministeriali, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme z. Ilir Meta pati takime te shkurtra me Ministrin italian z. Franko Frattini, Ministrin slloven z. Samuel Zbogar, Ministrin malazez z. Milan Rocen dhe me Ministrin e Bosnje-Hercegovines z. Sven Alkalaj.

Miratohen dy deklarata
Ministrat e NAJ miratuan dy deklarata te rendesishme politike: Deklaraten e Ankones si dhe Deklaraten e Keshillit Adriatiko-Jonian ne mbeshtetje te Strategjise se BE-se per Rajonin e Adriatikut dhe Jonit. Ne Deklaraten e Ankones, u rikonfirmua perspektiva e qarte dhe e afert evropiane e vendeve te Ballkanit Perendimor, si dhe u vleresua progresi i dukshem qe keto vende kane arritur ne procesin e integrimit ne BE, duke nenvizuar rendesine e finalizimit te shpejte te procesit te liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Ne fokus te Deklarates per Strategjine Evropiane per Rajonin Adriatiko-Jonian, krahas theksimit te procesit integrues ne BE te vendeve te Ballkanit Perendimor, ishte nevoja e inicimit te projekteve te bashkepunimit ne sektore strategjike si: energjia, transporti, turizmi, kultura, arsimi, si dhe bashkepunimi nderportual, zhvillimi rural dhe nxitja e kontakteve nderuniversitare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›