Ulet norma e interesit, Fullani: Stimul për stabilitetin

“Masa është e duhura dhe do të japë stimulin përkatës për ruajtjen e stabilitetit ekonomik të vendit”, tha Guvernatori, Ardian Fullani.
Sipas tij, BSH-ja do të tregohet e kujdesshme për të patur nën kontroll edhe masën e inflacionit. "Nëpërmjet këtij vendimi krijohen shanse reale për aktivitetin ekonomik të vendit", tha z. Fullani, duke shtuar se ajo është një kontribut i drejtpërdrejtë dhe për nxitjen e kreditimit si dhe ndihmon qëndrueshmërinë e mëtejshme të ekuilibrave ekonomikë të vendit.
Guvernatori i Bankës Qendrore, ka theksuar se treguesit ekonomikë parashikohet të ruajnë trendin pozitiv të rritjes deri në fund të këtij viti, ndërkohë që inflacioni ka shënuar rritje të lehtë, por brenda objektivit të BSH-së. Sipas tij, borxhi publik është nën kontroll dhe kreditimi për biznesin është rritur në nivelin 14%. Gjatë fjalës së tij, Fullani theksoi se politika lehtësuese monetare do të japë një frymëmarrje të re kreditimit në vend, i cili është nën potencialet e veta për kreditim dhe do të ndikojë në rritjen e konsumit. /Start/
2011-11-30 17:33