E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiten ore dhe bizhuteri ne vilen e Ronaldinjos

Grabitet vila e Ronaldinjos ne afersi te Varezes ne Itali. Kater persona kane mundur t’u shpetojne syve te rojave dhe kane hyre ne shtepine e futbollistit, duke grabitur nje sasi bizhuterish dhe oresh te markave te njohura.

Duket se ata kane qene pak te interesuar ndaj Topit te Arte, atleteve, veshjeve dhe materialeve te tjera sportive, qe perdor ylli brazilian. Vlera e objekteve te vjedhura arrin ne disa mijera euro.

Futbollisti nuk ndodhej ne shtepi ne momentin e grabitjes, ndersa i vellai dhe personeli i sherbimit kishin udhetuar drejt Brazilit per pushimet e Krishtlindjeve. Vila mbrohej nga nje sistem alarmi, por qe ne momentin e hyrjes se grabitesve nuk eshte aktivizuar.

Ata jane zbuluar teper vone nga rojat, qe kane qelluar ne ajer, por pa mundur t’i ndalojne.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›