Ulet numri i nxënësve minoritarë, shkollat në Gjirokastër drejt mbylljes
arsimi 9-vjeçar ka funksionuar në çdo fshat, pavarësisht numrit të nxënësve shpesh një, dy apo katër vetë. Për t`i dhënë një impuls të ri arsimimit të nxënësve minoritarë ka nisur të realizohet një projekt i përqendrimit të tyre në shkolla me infrastrukturë e didaktikë të pasur mësimore, duke siguruar dhe transportin e tyre. Drejtori i drejtorisë rajonale të arsimit për Rajonin e Gjirokastrës, Arjan Pano thotë se "Për arsye të mësimdhënies e mësim-nxënies për këta fëmijë, sepse në këto shkolla nuk ka numër të konsiderueshëm nxënësish ne kemi menduar bashkimin e tyre në dy qendra, si në Bularat dhe në Derviçian. Në këto shkolla ambientet janë më të këndshme, baza materiale e didaktike është e nivelit të duhur, njëkohësisht dhe niveli mësuesve është shumë më i lartë dhe i kualifikuar, se në ato shkolla ku ata kanë qenë më parë".
Last Updated on E Merkure, 21 Prill 2010 20:43