E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni këshillon Kikën

22/04/10 00:40

Pas debatit Kika del jashtë me Erionin. Teksa pinë cigare diskutojnë me njëri-tjetrin. Erioni këshillon Kikën duke i thënë që të mos nervozohet nga provokimet dhe ngacimet e të tjerëve. Kika i thotë se ai u ndje i ofenduar nga Mandi, prandej dhe u nervozua gjatë debatit. Erioni e këshillon që në debate të tilla kur banorët e kundërshtojnë dhe e provokojnë të mundohet që të ruajë qetësinë që e karakterizon dhe të mos bjerë pre e tyre. Kika i nervozuar i thotë se është fyese kur dikush të thotë ti nuk flet mirë shqip, shko merr një profesor dhe mësoje dhe në këtë rast interpreton fjalët e Mandit. Erioni vazhdon ti thotë që të mundohet që të ruajë sa më shumë qetësinë, në mënyrë që të mos e tejkalojë sepse debate të tilla në jetën e përdistshme kalojnë në zënka, fyerje e ndoshta dhe më tepër. Kika i thotë se kur e prekin në gjëra të tilla dhe kur e ofendojnë ai nuk do tua lërë për mbarë asnjëherë. Erioni e kundërshton duke i thënë se një përgjigje e thjeshtë do të bënte që ai të shmangte nervozizmin, por edhe do të pengonte ngacmimet e banorëve të tjerë. Më pas të dy pinë cigare në heshtje për disa minuta. Pas kësaj Erioni shkon brenda duke i thënë Kikës se ka ftohtë, ndërsa Kika qëndron edhe për pak çaste aty. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›