E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulet serish norma baze, kosto e Lekut ne minimumin historik Eglantina Nasi

Norma baze e interesit per monedhen vendase, Lekun, ka pesuar nje ulje te re te saj, duke arritur ne nivelin e minimumit te saj historik, prej 3.75%. Ky ka qene vendimi me i fundit i ndermarre nga Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise, i cili komentuar nga Guvernatori Ardian Fullani, shihet si nje mase pozitive per ruajtjen e stabilitetit te treguesit te inflacionit. “Ky vendim synon te krijoje kushte te pershtatshme monetare per permbushjen e objektivit te inflacionit ne afat te mesem”, ka shpjeguar ai dje para mediave. Duke argumentuar me tej se lehtesimi i kushteve monetare, ruan ne nivele te uleta normat afatshkurtra te interesit te tregjeve financiare, duke nxitur aktivitetin dhe duke ulur primet e tregtimit te likuiditetit ne to. Cka do te thote ne terma praktike se do te kete nje renie te interesave te kredive. “Nepermjet reduktimit te kostove te financimit, Banka e Shqiperise synon rritjen e kredise te konsumit dhe te investimeve ne ekonomi. Kjo prirje duket te jete percjelle edhe ne kredite e sektorit privat”, sqaroi konkretisht Fullani lidhur me kete fakt. Kujtojme nderkaq, se ulja e djeshme e normes baze te interesit nga Banka e Shqiperise eshte e katerta ne harkun kohor te nje viti ndaj Lekut. Keshtu, qe nga Janari i vitit te kaluar ky tregues eshte ulur gjithsej me 1 pike perqindjeje. Pa harruar as dy heret e tjera te uljes se saj, qe nga shtatori i vitit 2011, duke arritur gjithsej nje ulje prej 1.5 pikesh perqindjeje. Te gjitha keto, levizje dedikuar pikerisht forcimit te kerkeses se brendshme, per te mos e lene te bjere inflacionin dhe te lehtesohen gradualisht kushtet monetare. Nga ana tjeter, duke folur mbi zhvillimet e fundit ne vend, kreu i Bankes se Shqiperise, u shpreh se “ekonomia shqiptare ka shenuar nje permiresim te lehte gjate gjysmes se dyte te vitit 2012”. “Kjo ecuri eshte ndikuar nga reflektimi me i plote i stimulit monetar dhe nga permiresimi i ambientit te jashtem ekonomik e financiar. Megjithate, aktiviteti ekonomik mbetet nen nivelin potencial dhe burimet e rritjes nuk paraqiten te qendrueshme”, shpjegoi ai. Duke shtuar me tej edhe se inflacioni ka qene brenda objektivit te saj gjate vitit 2012. “Rritja vjetore e cmimeve te konsumit shenoi vleren 2.4% ne fund te vitit, nderkohe qe norma mesatare vjetore e inflacionit ishte 2%. Ecuria e inflacionit eshte karakterizuar nga rritja progresive e tij gjate tre tremujoreve te pare dhe nga nje renie e lehte ne tremujorin e katert. Luhatjet e inflacionit jane percaktuar kryesisht nga cmimet e ushqimeve, te cilat ne vetvete kane qene subjekt i ndikimit te tregut nderkombetar dhe i ecurise se prodhimit vendas”, argumentoi ai lidhur me kete tregues. Duke perfunduar me faktin se “ecuria e deritanishme e aktivitetit ekonomik dhe projeksionet per vitin 2013, mbeshtesin vleresimin per nje rritje ekonomike pozitive, te perafert me ate te vitit paraardhes”. “Kerkesa e huaj parashikohet te ruaje kontributin pozitiv ne rritjen e aktivitetit ekonomik ne vend, sikunder edhe kerkesa private pritet te jete gjithashtu pozitive, duke perfituar nga rritja e stimulit monetar dhe nga shfrytezimi i kursimeve te brendshme. Se fundi, nje stimul pozitiv ne rritjen ekonomike pritet te jape, gjithashtu, edhe sektori publik”, perfundoi fjalen e tij Fullani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›