Tabaku: Kartat e Studentit edhe per privatet Luljeta Ndoka
Pajisja e studenteve me kartat bashkiake, do shtrihet edhe ne universitetet private te Tiranes, krahas atyre publike. Lajmin e beri te ditur Jorida Tabaku, nenkryetare e Bashkise se Tiranes, ajo beri me dije se deri tani kane aplikuar prane sporteleve te bashkise rreth 5200 studente, nderkohe qe jane gati edhe rreth 1400 karta te tilla. Vonesat ne shperndarjen e tyre, nenkryetarja e Bashkise se Tiranes, Tabaku, i ka argumentuar me faktin se po kontrollohen te gjitha te dhenat per te shmangur abuzimet nga personat, qe nuk duhet ta perfitojne ate. "Cdo aplikim per karte pasi verifikohet nga sekretarite perkatese te fakulteteve, me pas procedohet per printimin e saj. Kjo mund te kete sjelle disa vonesa ne printim, po ne te njejten kohe ka bere te mundur t’u pritet rruga pajisjes me karten bashkiake te studentit, personave qe nuk e gezojne kete te drejte", u shpreh Tabaku. Sipas saj, karta bashkiake e studentit do t'u krijoje shume lehtesi te rinjve, si per shembull cmime me te reduktuara apo hyrje falas ne disa ambiente publike. Gjithashtu nepermjet kesaj karte, studentet do te perfitojne edhe ulje cmimesh nga biznese te ndryshme, private per ushqime dhe veshje. “Jemi drejt perfundimit te marreveshjeve me disa banka te nivelit te dyte, supermarkete dhe librari, te cilat do te ofrojne lehtesi dhe paketa te vecanta per studentet. Nderkohe, te gjithe bizneset e tjera te Tiranes qe jane te interesuar per te ofruar lehtesira per studentet, jane te mirepritur. Ne fillim te muajit mars, ne do te perfundojme marreveshjet edhe me universitetet private, per Karten e Studentit, sikunder do te jemi shume shpejt para jush, per t’ju bere te ditur edhe lehtesite e tjera, qe do te ofrohen nga nenshkrimi i marreveshjeve te tjera te cilat jane drejt perfundimit”, tha Tabaku. Aplikimi online per Karten e Studentit, i cili nuk zgjat me shume se tre minuta, behet ne Universitetin e Tiranes, Universitetin Bujqesor, universitetin Politeknik, Universitetin e Sporteve dhe ate te Arteve. Permes kesaj Karte, studentet do te kene lehtesi ne sherbimet e ndryshme publike dhe private qe ofrohen ne Tirane, qe nga bankat, telekomunikacioni, transporti, supermarketet, njesite e sherbimit kulturor, kinemate, teatrot, sporti etj. Mendohet se studentet do te perfitojne nje ulje prej 30 per qind ne dyqane apo njesi sherbimesh te ndryshme. Para pak kohesh, Bashkia e Tiranes beri me dije se eshte drejt permbylljes, marreveshja me bankat kryesore te kryeqytetit dhe me kompanite celulare. “Ky eshte nje hap i rendesishem perpara, per te permiresuar cilesine e jetes se studenteve te Tiranes, eshte nje tjeter premtim i mbajtur i Bashkise se Tiranes dhe do te vijojme se shpejti me te gjithe universitetet jo publike, ne territorin e kryeqytetit, ne territorin e qytetit tone”, deklaroi kryebashkiaku Bahsa, teksa prezantoi nisjen e aplikimit per kete karte. Nderkohe, lista e bizneseve qe do te ofrojne ulje nepermjet kartes, gjendet ne faqen online te Bashkise se Tiranes.