Eurodeputetet: PS po bllokon integrimin e Shqiperise
“Mos prisni te realizoni reformat. Anetaresimi ne Bashkimin Evropian nuk eshte nje rendje drejt fundit, por nje fillim qe duhet te jete i suksesshem”. Ky eshte konkluzioni i konferences te Partive Popullore Evropiane per Ballkanin. Por ne Shqiperi, eshte pikerisht zvarritja e tre reformave qe mban peng marrjen e statusit te vendit kandidat. Eurodeputetet dhe perfaqesues te organizatave te tjera, nuk hezituan ne kete kuader, qe te fajesojne hapur opoziten shqiptare per bllokimin e procesit te integrimit te vendit ne BE. Madje akuzuan se kreu socialist ka penguar integrimin dhe se ne 2009 krijoi nje situate dramatike duke mos njohur rezultatin e zgjedhjeve. “Ne muajt e ardhshem do kemi probleme te medha ne kete fushe: zgjedhjet shqiptare. Une kam qene ne Tirane, Vlore, Berat gjate zgjedhjeve te fundit parlamentare. E di, qe shume prej jush do te qeshin tani, por zgjedhjet ne Shqiperi ishin me te lira e me te drejta, sesa zgjedhjet presidenciale te SHBA-ve. Por, ka nje zoteri ne Tirane, qe quhet Edi Rama dhe eshte kryetari i Partise Socialiste, qe nuk i njohu keto rezultate, duke krijuar nje situate dramatike persa i takon marredhenieve korrekte shumice-pakice ne parlament dhe rrezikon qe kete shembull ta percjelle ne gjithe Ballkanin”, tha kreu i Asamblese Parlamentare te OSBE-se, Ricardo Migliori. Sipas tij, Partia Socialiste shqiptare bojkoton rrugetimin evropian te Shqiperise. “Duhet t’i themi gjerat hapur. Se nese Partia Socialiste nuk do njohe serish rezultatin e zgjedhjeve te 2013, atehere ne do kemi nje problem me Shqiperine. Por problemi yne do te jete partia qe bojkoton zgjedhjet dhe jo qeveria apo shumica e popullit shqiptar. Ne duhet te mbrojme nje proces zgjedhor demokratik dhe transparent, qe Shqiperia ka ndertuar gjate ketyre viteve”, - vijoi Migliori. Keqardhjes se artikuluar nga Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle, i bashkengjitet edhe ajo e eurodeputeteve te tjere, se Shqiperia ka bere progres te konsiderueshem, por avancimi ne garen e integrimit eshte peng i tre ligjeve. Sipas eurodeputeteve, bojkoti i opozites ne cfaredolloj forme, nuk e ndihmon vendin. “Ne Shqiperi, kam pershtypjen se jane bere shume arritje, por ka mosmarreveshje midis qeverise dhe opozites. Nese lexoni shtypin e perditshem, ju do te habiteni, sepse nuk ka politikane qe e trajtojne njeri tjetrin ne kete menyre. Tensioni midis forcave politike reflekton nje imazh negativ per Shqiperine, qe vendi nuk e meriton. Me duhet te them, se eshte bere shume progres nga qeveria, por fatkeqesisht opozita ka luajtur nje loje shume te keqe”, - kritikoi eurodeputetja Doris Pack. Sipas saj, opozita e majte, nuk ka mbeshtetur vullnetin e popullit shqiptar per te marre sinjalin e duhur nga Brukseli, qe shqiptaret jane ne rruge te mbare. “Ajo qe mund te bejme ne, eshte qe te themi qe i duam shqiptaret ne Bashkimin Evropian. Per te arritur kete, ka ende disa hapa per te hedhur, por handikapin me te madh e shoh ne radhet e opozites”, -nenvizoi eurodeputetja, Doris Pack. Ndersa per Ministren e Integrimit te Shqiperise, Majlinda Bregu, qartesia e mesazhit te Brukselit kete radhe eshte edhe me e madhe. Ne rekomandimin e Komisioni Evropian te 8 tetorit 2012, statusi i vendit kandidat per Shqiperine kushtezohet me votimin e Ligjit per Gjykaten e Larte, ate te Nepunesit civil dhe permbylljen e reformes parlamentare. Reforma keto, qe ndonese kane kaluar kater muaj, ende nuk kane marre mbeshtetjen e Partise Socialiste, pa votat e te ciles nuk do te mund te kalojne.