Islami: PS eshte me keq se ne 2009, zgjedhjet nuk i fiton serish
Per deputetin Kastriot Islami, Partia Socialiste nuk mund te fitoje zgjedhjet e 23 qershorit. Ne nje analize te zhvillimeve te selise roze, Islami rendit disa arsye se perse PS-ja eshte e papergatitur per te dale fituese. “PS me keq se ne 2009. Une nuk e shoh PS ne pushtet, e shoh serish ne opozite. Me vjen keq qe nje brez i gjithe, qe nga 2005 nuk do e provoje pushtetin. Nuk shoh tani per tani asnje lloj shenje, qe PS mund te fitoje zgjedhjet”, tha Islami ne nje interviste per televizionin “ABC News”. Ai rendit si faktor kryesor per humbjen e opozites, koalicionin. Sipas tij, PS-ja ka formuar nje koalicion me te dobet sesa ai mazhorances. “Duke i krahasuar rezultatet e ketij koalicioni, rezulton se PS eshte tkurrur. Ne 2009 ka qene PBDNJ me 1.2 per qind. Nderkohe PBDNJ nuk eshte me pjese e ketij koalicioni dhe LZHK dhe PDK, i jane bashkuar PD. Keshtu qe diferenca mes koalicionit te djathe dhe koalicionit te majte, rezulton rreth 47 mije. Kjo diference eshte rritur ne favor te PD”, tha Islami. Ish-Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne PS-se shprehet se, koalicioni i PS-se ka probleme edhe nga pikepamja morale. Sipas tij, tre parti komuniste, pavaresisht se kane emra te reformuar, nuk jane nje zhvillim pozitiv. “Nga pikepamja morale nuk do te preferoja te shtoheshin tre parti komuniste, per shkak te nevojes qe ka PS per t’u distancuar nga e kaluara e saj. Pra, PS largon PBDNJ, nuk mban dot PDK ne aleance, nuk merr dot LSI dhe fut ne koalicion, tre parti komuniste”, u shpreh Islami. Nje tjeter problem me funksionimin e PS-se, ai rendit dhe motivimin e deputeteve. Islami thote se Rama do te beje spastrime ne Grupin Parlamentar dhe shume prej deputeteve, nuk jane te motivuar qe te punojne me shume ne fushate. Sipas tij, Rama perpiqet te justifikoje spastrime, me sondazhet e fabrikuara qe e nxjerrin PS-ne fituese. “Rama behet gati per nje spastrim te ri ne Grupin e Parlamentar. Nese do te behet nje spastrim ne kushtet e fitores, do te bente me pak zhurme. Nese do te ishte atmosfere humbese, do te ishte me e veshtire te kishte spastrime”, thote Islami. Vec motivimit te deputeteve, deputeti socialist shton se Rama nuk ka arritur te realizoje premtimin qe dha ne vitin 2005 per bashkimin e se majtes. “Deputetet jane te pasigurte dhe jane te pamotivuar. Po ashtu dhe aleatet jane te pamotivuar dhe e treta, e majta e percare, nuk i fiton zgjedhjet. Teza e Rames per bashkimin e se majtes, nuk eshte realizuar edhe pas 8 vitesh”, u shpreh ish-deputeti i PS-se.
Programi
Ish-sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne PS, Kastriot Islami, shprehet se PS-ja ende nuk ka paraqitur nje program te detajuar per zgjedhjet e ardhshme. Ai shton se programi nuk eshte vetem ngritja e ceshtjeve, por edhe dhenia e zgjidhjeve per problemet konkrete. “Programi i PS eshte ende ne fazen e nje bashkesie sloganesh dhe deshirash, te pakthyera ne nje program qeverisje. Nuk mjafton te thuash vetem nje deklarate, qe jane 1 milion te papune, por duhet te tregosh dhe si do e besh kete. PS thote jane 1 milion te pa pune dhe do te punesoje 300 mije ne mandatin e pare, domethene i duhen tre mandate me kete ritem”, u shpreh Islami.