Shkup, Topalli: Dhuna, metodë lufte inferiore
SHKUP- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka theksuar nga Kuvendi i Maqedonisë bashkëpunimin në reformat integruese si qëllimi i përbashkët.
Në fjalën e mbajtur para deputetëve, Topalli është shprehur kundër dhunës dhe gjithë formave të manifestimeve të saj si jo vetëm të papranueshme, por edhe tejet anakronike.
Sipas Topallit, dhuna është metodë inferiore e luftës e si e tillë e papranueshme. “Kufijte qe dikur ishin muret tona, sot nuk kane me kuptimin e atyre te dikurshem, infrastruktura qe po ndertojme na afron edhe me shume. Ne jemi evropiane dhe si te tille duhet te jetojme e sillemi. Te jesh evropian do te thote te ndash te drejtat vlera, toleranca, ligji, barazia para ligjit, te drejtat e minoriteteve”- tha ajo.
Vizita
Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli në ditën e dytë të vizitës në Shkup do të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetëror në Maqedoni.
Sipas axhendës së paralajmëruar, kryeparlamentarja Topalli eshte takuar me homologun e saj Trajko Veljanovski. Topalli do të zhvillojë takime të ndara edhe me kryeministrin Nikolla Gruevski, presidentin Gjorgje Ivanov dhe takime tjera.
Kryetarja e Parlamentit Shqiptar dje pasdite u shpall qytetare nderi e komunës ]air të Shkupit, pas një pritje të organizuar nga kryetari i kësaj komune Izet Mexhiti.
Më pas ka vijuar një darkë pune me zëvendëskryeministren për çështje evropiane, Dr. Teuta Arifi.
Në një komunikatë të sekretariatit qeveritar për eurointegrime nënvizohet se gjatë takimit është biseduar për perspektivat evropiane të të dy vendeve.
Zëvendëskryeministrja Arifi dhe kryetarja Topalli biseduan edhe për mundësitë për përparimin e bashkëpunimit mes dy vendeve përmes këmbimit të përvojave dhe pjesëmarrjes në projekte dhe nisma të përbashkëta.
Në ditën e parë të vizitës, kryeparlamentarja Topalli ka takuar dy liderët e partive më të mëdha politike, kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe ate të PDSH-së, Menduh Thaçi. (INA)