E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu vlerëson kontributin e USAID-it në Kosovë

“USAID-i ka mbështetur ndërtimin e institucioneve demokratike dhe themelimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse për qytetarët e Kosovës”, theksoi presidenti Sejdiu duke folur në ceremoninë me rastin e 10-vjetorit të veprimtarisë së USAID-it në Kosovë, kumton sot presidenca.

“Nuk ka pothuajse asnjë institucion në Republikës e Kosovës që nuk ka përfituar nga kontributi i USAID-it. Projektet e larmishme të USAID-it, kanë prekur të gjitha sferat e jetës në Kosovë”, tha Sejdiu.

Ai theksoi se përvoja e bashkëpunimit në këto 10 vjet ka treguar partneritetin e sinqertë të institucioneve të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Me amerikanët kemi një fjalë të urtë të përbashkët që thotë se 'miku i mirë njihet në kohë të vështirë’, prandaj edhe kjo është dëshmuar në 10 vitet e fundit, sepse në këto kohëra sfide gjithmonë kemi pasur pranë nesh mikun tonë, USAID-in, qeverinë amerikane’, theksoi presidenti i Republikës së Kosovës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›