E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ Basha 81 vota para 26 kutite e fundit jo pjese e tabeles perfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka lënë në 81 diferencën e votave mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës për bashkinë e Tiranës. Rezultati i 26-ve të cilat u rinumëruan rishtaz në në KQZ dhe ngushtuan diferencën me 3 vota, nuk arritën të siguronin kuorumin e nevojshëm për t’u përshirë në tabelën përfundimtare të kryeqytetit.
 
”Për këto 26 kuti duhet ndryshuar tabela përmbledhëse duke u reflektuar këto kuti në tabelë. Propozoj ta pranojmë pjesërisht dhe të reflektojmë vetëm ndryshimet sipas 26 kutive që kemi vlerësuar. 4 kundër 2 rrëzohet kërkesa e PD-së sepse nuk merr kuorumin e nevojshëm të votave”-tha kryetari i KQZ-së, Arben Ristani.

Përfshirja e votave të 26 kutive në tabelën përfundimtare të rezultatit, ishte një pjesë e ankimimit të PD-së e cila kërkonte gjithashtu rihapjen e 117 kutive të rinumëruara pak javë më parë në ambientet e Komisionit Qendror dhe që i dhanë fitoren Bashës. Po ashtu kartonat rrëzuan dhe 2 kërkesat e socialistëve, një për pavlefshmërinë e tabelës së KZAZ-së 49 dhe një për tërë tabelën e Tiranës.

”Dolën fletë votimi që nuk ishin numëruar që ndryshonin tabelën përfundimtare të KZAZ-49 dhe ka vendim që tabela përfundimtare ka ndryshuar. Nëse e pranojmë këtë kërkesë, kundërshtojmë vetveten”-u shpreh Ristani.

Vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor vjen 1 ditë para atij të Kolegjit për ligjshmërinë ose jo të vendimit Ristani, për të rinumëruar votat e hedhura gabimisht.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›