E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulja e çmimeve të fruta-perimeve, prodhim i lartë

Prodhime të shumta mbushin tregun e fruta-perimeve në kryeqytet duke ndikuar direkt në uljen e çmimeve dhe si pasojë edhe në uljen e inflacionit të produkteve të shportës ushqimore.
 

Tregtarët shprehen se prodhimet e vendit po tregtohen në minimumin e çmimit dhe pritet që edhe frutat të arrijnë në këtë nivel. Perimet të cilat kanë arritur minimumin e çmimit të mundshëm janë sallata ,trangujt dhe pas pak pritet të jenë edhe domatet.
 

Stina e pranverës dhe e verës shpesh janë sezone me shumë prodhime ,kur në të shumtën e rasteve, prodhimet mbeten stoqe dhe prishen. Ndërkohë, që në muajt e dimrit kemi një situatë krejt tjetër, pak prodhime dhe çmime shumë të larta pasi prodhimi ka kosto më të lartë dhe fermerët shqiptar nuk investojnë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›