Vlorë, kapet 40-vjeçari, i shpallur në kërkim

Kapet nga policia e Vlorës një shtetas i shpallur në kërkim. Sipas burimeve të uniformave blu, mësohet se është bërë e mundur ndalimi i shtetasit Artan Telati, 40 vjec, banues në lagjen "28 Nëntori" Vlorë, pasi dyshohet si autor i vjedhjes së nje magazine, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 700.000 lekë.
Kapja e këtij shtetasi u bë pas kryerjes së hetimeve dhe shpalljes së tij në kërkim, pasi ky person i fshihej drejtësisë. Ndaj këtij shtetasi, gjykata penale e rrethit gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".
Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale "Vjedhje".