po ndodh me ankesat e PS ne Kolegj e ne KQZ
Per te sqaruar publikun mbi rremujen e madhe qe eshte prodhuar prej nje improvizimi te paparashikuar te KQZ-se qe befasisht vendosi te sillej si KZAZ duke e bere lemsh proceduren eshte mire te dihet se
Deri me sot - 3 ankime te depozituara nga PS ne kolegj.
- 2 ankime te depozituara nga PS ne KQZ.
Por cilat kane qene keto ankime dhe si po shqyrtohen ato
I. Ankimet e paraqitura prane Kolegjit Zgjedhor
Ankimi i pare Kolegji Zgjedhor e pushoi gjykimin sepse tashme KQZ-ja e kishte marre vendimin per nxjerrjen e rezultatit per KZAZ-ne 49 Njesia 5. Kerkesa e PS kishte te bente pikerisht me nxjerrjen e rezultatit nga KQZ qe sipas PS nuk eshte bere brenda afatit. Por Kolegji Zgjedhor ne kete rast u kufizua vetem ne konstatimin e nxjerres se rezultatit dhe jo ne thelbin e tij pra ka marre nje vendim nga pikepamja proceduriale. Thelbi i vendimit te KQZ-se mbi KZAZ-ne numer 49 KZAZ e Tiranes perben objekt vetem per njerin prej ankimeve qe PS ka depozituar ne KQZ.
Ankimi i dyte PS kishte ankimuar Aktin Normativ te dates 18 maj kur u vendos per hapjen e kutive dhe per procedimin e votave te hedhura ne kutite e gabuara akt i cili edhe pse u miratua ne parim nuk u zbardh kurre dhe nuk u nenshkrua. Efektivisht ky akt nuk ekziston. Sipas KQZ-se ky ishte vetem vendim i ndermjetem. KQZ kembengul se vendimi perfundimtar per hapjen dhe vleresimin e fleteve te hedhura ne kutite e gabuara u mor me ane te Vendimit Nr. 709 date 23 maj 2011 te KQZ-se i cili perben objekt te ankimit te trete shih me poshte. Mirepo dje PS kerkoi bashkimin e te dyja ceshtjeve dmth ankimit te dyte dhe atij te trete ne nje gjykim. Kolegji nuk e pranoi kete kerkese serish per arsye proceduriale qe nuk duhet te paragjykojne thelbin e ceshtjes ndaj PS u terhoq nga kerkesa e saj.
Ankimi i trete PS kerkon pavlefshmerine e Vendimit Nr. 709 i cili tregon arsyet se pse u hapen kutite dhe mbi cbaza. Sipas KQZ-se ky vendim eshte marre ne cilesine e saj si nje super-KZAZ pra KZAZ per Bashkine e Tiranes.
Vendimi 709 nuk ka shpallur rezultat por vetem ka evidentuar kutite e rihapura per cdo KZAZ dhe votat e gjendura. Pra nese PS arrin te tregoje qe KQZ-ja ne asnje rast smund te marre vendime si KZAZ ky eshte nje vendim qe mund te atakohet direkt ne Kolegj. Ne te kundert nese Kolegji e pranon llogjiken qe KQZ-ja mund te veproje edhe si nje super KZAZ atehere mund ta rrezoje edhe kerkesen e trete te PS pa i hyre serish thelbit duke arsyetuar se cdo vendim i KQZ qe ka te beje me vendimmarrjen per shpalljen e rezultatit duhet ankimuar se bashku me rezultatin perfundimtar - ne KQZ dhe vete Kolegji smund te shprehet pa u ezauruar rruga administrative pra pa dhene pergjigje se pari KQZ-ja per po keto ankesa te PS te paraqitura ne KQZ ne darken e se enjtes dt. 26 maj 2011 shih me poshte.
II. Ankimet e paraqitura prane KQZ
KQZ vendos me 5 vota nga 7 ne total 7 anetare per pranimin ose jo te ankesave te PS i e para ne lidhje me shpalljen e rezultatit per KZAZ 49 Tirane dhe ii e dyta per tabelen permbledhese per Bashkine e Tiranes e cila permbledh rezultatet e 11 KZAZ-ve te Tiranes pasi rezulton te kete rreth 800 flete votimi me shume se pjesemarres ne votuime po ti referohesh procesverbaleve per cdo kuti e po te shtosh votat e kutive te gabuara pra nuk perputhen shifrat.
Duhet theksuar se si ne rastin e pare edhe ne te dytin KQZ-ja ka ndryshuar tabelat permbledhese per cdo KZAZ dhe ne vijim ka shpallur rezultatin duke perfshire ne te edhe numerimin dhe llogaritjen e votave te hedhura gabim.
Pra KQZ ka shpallur rezultatin per KZAZ 49 nderkohe qe skishte nje tille pasi vete anetaret demokrate nuk pranuan ta nenshkruanin tabelen permbledhese per kutite e kesaj KZAZ-je pas numerimit. Ata i kane nenshkruar tabelat vetem pasi kane hapur kutite dhe kane llogaritur edhe votat e konsideruara si te pavlefshme/kontestuara.
Ne rastin e 10 KZAZ-ve te tjera te Tiranes me perjashtim te njesise numer 5 ka patur tabela permbledhese te nenshkruara rregullisht dhe me rezultat te shpallur paraprakisht por KQZ ne baze te Vendimit 709 i ka ndryshuar tabelat duke llogaritur votat e hedhura ne kutite e gabuara.
Nese KQZ nuk e pranon ankimin e PS kjo brenda 5 diteve mund ti drejtohet Kolegjit i cili kesaj radhe do ta shqyrtoje ceshtjen ne themel.
Nese Kolegji prish vendimin eventual te KQZ per te mos ndryshuar rezultatin qe ajo ka shpallur duke llogaritur edhe votat e hedhura gabim KQZ do detyrohet te shpalle rezultatin sipas tabelave permbledhese orgjinale pra te pandryshuara duke mbledhur gjithashtu edhe tabelat per 65 qendrat e KZAZ 49 ne baze te procesverbaleve te cdo grupi numerimi qe jane te gjitha te nenshkruara rregullisht pasi rikujtojme qe nuk eshte marre kurre nje vendim per kete te fundit nga vete anetaret ne ndryshim nga 10 KZAZ e tjera.
Ne kete rast nese mbahet e vlefshme tabela e numerimit qe nxjerr fitues Ramen ekziston mundesia qe edhe PD ta ankimoje kete vendim te KQZ per shpalljen e rezultatit sa here qe KQZ shpall rezultat ekziston mundesia per tiu drejtuar Kolegjit. Psh. Nqs Kolegji e ka rrezuar Vendimin 709 vetem per arsye proceduriale ose kompetenca KQZ smund te veproje si KZAZ duheshin 5 vota dhe jo 4 etj. PD mund te perdore argumentin qe te hapen disa ose te gjitha kutite dhe te numerohen votat e hedhura ne kutite e gabuara. Por kjo do te vinte seriozisht ne testim standardin e kutive te mbyllura qe Kolegji aplikoi ne 2009.
Perfundimisht do jete serish Kolegji qe do te vendose e ndoshta do te kaloje edhe nje muaj derisa te vijme ne kete pike te fundit.
Analize per punen e deritanishme te Kolegjit
Kolegji me pak me shume guxim dhe pavaresi mund te kishte marre vendime qe ne kete pike e ti jepte nje drejtim situates. Duhet thene se ne Shqiperi gjykatat bejne minimumin e mundshem pra marrin vendime vetem ne rast se ceshtja eshte aq flagrante sa do te ishte shperdorim detyre te veproje ndryshe.
Ne te dyja rastet Kolegji duke u rreshtuar ne kete praktike ne rastin e pare nuk verifikoi pasojat juridike te nje vendimi te marre ne kapercim flagrant te afatit per te nxjerre rezultatin. Ne rast se do te kishte patur nje vendim te tille mund te ishte analizuar edhe baza ligjore e evokuar nga KQZ per te marre Vendimin 709 dhe cdo vendim i ashtuquajtur i ndermjetem dhe mund te ishte konstatuar pavlefshmeria e ketyre vendimeve gje qe do i hapte rrugen nxjerrjes se rezultatit sipas tabelave origjinale te KZAZ-ve pra te procesverbaleve te 485 qendrave te votimit te Tiranes.
Ne rastin e dyte Kolegji e vonoi hedhjen e shortit ne ate menyre sa te dyja kerkesat e PS nuk mund te shqyrtoheshin njekohesisht gje qe beri qe kjo e fundit ta terhiqte njeren.
Duhet shume kujdes nga Kolegji qe te mos jete i ngadalte dhe te jete sa me transparent. Disa dyshime jane krijuar qe ne kete pike se nje lloj presioni e ka bere Kolegjin te beje nje loje ping-pongu e qe tia lere zgjidhjen trupit gjykues qe do shqyrtoje ankesen ne vijim e keshtu deri sa te vijme tek ankesa finale sipas kronologjise renditur me lart. Nje lloj rulete ruse per te 9 anetaret e Kolegjit...