Morali i peshtire i zgjedhjeve
Pervec ankthit qe ende ska perfunduar dhe rrezikut te madh ku po kolovitet Shqiperia prej disa ditesh zgjedhjet i kane dhene nje goditje te forte moralit te shoqerise shqiptare. Them moralit e jo etikes sepse duhet kuraje per ta veshur me rroba filozofike kete ngrehine delikate qe ne vend se te stabilizohet gjithnje e me shume cenohet nga ujq te pangopur per pushtet.
Pas ketyre zgjedhjeve ne mesuam se shqiptari nuk e ka per gje te votoje Bashen ate qe dyshohet se eshte pergjegjes per vrasjen e bashkatdhetareve te vet faji i vetem i te cileve qe varferia ekstreme qe i kish bere te ishin pjesemarres ne nje proteste antiqeveritare. Moralisht shqiptari do te duhet ta denonte vrasesin ta shmangte ate.
Pas ketyre zgjedhjeve mesuam se shqiptari po kthehet kah mesjeta. E kam fjalen per moralin e besueshmerine institucionale. Katandisja e gjykatave prokurorive KQZ-ve etj. ne subjekte te ristanizueshme i ka bere te gjithe njerezit te besojne se drejtesia eshte vetem e njeres gjysme asaj qe ka pushtetin. Kjo ka cuar ne zhberjen e moralit institucional e ne rishfaqjen e fenomenit te vjeter veterregullimit kanunor. Nuk jane te pakte ata qe kohet e fundit kane ndjere gjakun tu vloje e ka pasur thirrje per gjakmarrje politike. Epo natyrisht ketu te con nje shoqeri me institucione gjysmake.
Prej ketyre zgjedhjeve ne mesuam se vjedhja eshte gjithashtu relative por jo vetem per elitat e nje partie qe tashme e kane bere hasha moralin. Vjedhja rezultoi e padenueshme madje e votueshme per 120 mije zemrat qe rrahin per LSI-ne zemra qe nuk paten turp dhe rrahen per xhepat plot ne te njejten kohe qe ne kete vend bejne greve urie kunder varferise ekstreme deri edhe tetraplegjiket.
Vjedhja rezultoi e padenueshme per te gjithe ata qe per te siguruar nje rroge rane dakord me varferine e pergjithshme qe rrjedh drejtperdrejt prej korrupsionit multimiliarder tashme te faktuar.
Prej ketyre zgjedhjeve ne shqiptaret mesuam se edhe mafia mund te jete e pranueshme. Keshtu kemi bere sikur nuk e dime se cilet e zoterojne mafian e kazinove se cilet e zoterojne mafian e ndertimeve se cilet e zoterojne mafian e trafiqeve te droges armeve mbetjeve toksike etj. Dhe kemi votuar per ta.
Por mbi te gjitha ne keto zgjedhje shqiptaret kane treguar qe voten pra veten e shesin lire. Nuk do ta kisha imagjinuar kurre qe 120 mije bashkeqytetare te mite me te cilet ndaj hapesiren ku jetoj kane kontribuar aktivisht per te zgjedhur antiqytetarin perfekt te dyshuar per cdo krim madhor. Ndoshta fajin e kane ata politikane budallenj qe e krahasojne politiken me futbollin e duke bere keshtu i kane shnderruar votuesit ne tifoze. E gjithsesi une nuk mund te mendoj asnje tifoz per te qene qe do te pranonte si kapiten ne skuadren e vet nje kriminel le me si kandidat per kryebashkiak...