E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabanda e armëve, Teherani mohon armatosjen e talibanëve

Irani hodhi poshtë pretendimet amerikane se Teherani po kontrabandon armë në Irak dhe Afganistan.
 

Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve Fars citon ministrin iranian të Mbrojtjes, Ahmad Vahidi, të ketë thënë se "gënjeshtrat e vazhdueshme dhe qesharake të amerikanëve kanë për qëllim që të justifikojnë gabimet e tyre".
 

Më herët prestigjozja "The Wall Street Journal", duke cituar zyrtarët anonimë amerikanë, tha se trupat e Gardës Revolucionare të Iranit i kanë pajisur aleatët e tyre me predha shpërthyese dhe raketa, nga të cilat tashmë janë vrarë trupa amerikane.
 

Zyrtarët thanë se iranianët u kanë dhënë talibanëve në Afganistan raketa me rreze të gjatë veprimi, duke rritur kapacitetet e talibanëve për të goditur forcat amerikane dhe të koalicionit nga një distancë e sigurt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›