E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Opozita bllokoi reformat per integrimin

Shqipëria ka shanset për të kaluar në grupin e vendeve me të ardhura të larta.

Një fakt të tillë, kryeministri Berisha e ka pohuar nga Durrësi në forumin rinor, duke theksuar se vendi ynë ka njohur përmirësime të mëdha në 20 vitet e fundit.

“Vendi do kalojë në të ardhura të larta, pasi i ka të gjitha potencialet. Shqipëria do përballojë proceset e globalizmit.

Pasuria më e madhe e vendit jeni ju rinia, pasi roli i rinisë është një rol vendimtar. Ju jeni arkitektë të ndryshimeve të mëdha”, iu drejtua ai të rinjve.

Duke shtuar se Shqipëria ka nevojë të kapë kohën e humbur dhe të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Procesi i integrimit, paraqitet imediat për Shqipërinë dhe ka një bllokim të pamohueshëm.

Opozita po bllokon ligjet me 3/5-at e votave, ndërsa vendi ka nevojë për reformat.

Por unë s ‘’pranoj cënimin e parimeve kushtetuese”, shtoi kreu i qeverisë.

Ndërsa theksoi se Partia Socialiste ka rol të madh para shqiptarëve.

“Humbja e PS-së në 8 Maj, ishte katastrofave.

Opozita bllokoi reformat për integrimin, por ne duhet të përgatitemi për zgjedhjet e 2013.

Të ndryshojmë jetën e qytetarëve, pasi Shqipëria po shkon drejt horizonteve të zhvillimit”, përfundoi kreu i qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›