Ulja e taksave për fushatë nga Berisha, 18 miliard lekë kosto për buxhetin
18 miliard leke llogaritet deri tani kosto qe kane ne buxhet nismat e qeverise për lehtësira fiskale. Deri ne fund te vitit, siç është pranuar nga kryeministri ky efekt buxhetor do te rritet deir ne afro 28 miliard leke. Për ekspertët financiarë, ndryshimi i ligjeve fiskale në mes të vitit jep efekte negative në ekonomi, pasi nuk sjell një realizim të plotë të të ardhurave në buxhet. Sipas tyre tani ka vetëm dy alternative: Rritjen te borxhit, ose shkurtim të shpenzimeve, ku kjo e fundit nisur nga viti elektoral në të cilin ndodhemi shihet si më pak e realizueshme, raporton Vizion Plus.
Por gjithashtu, dy nismat që janë miratuar në qeveri ditët e fundit, përgjysmimi i taksës së automjeteve dhe heqja e tatimit për shitjen e tokës, konsiderohen më tepër efektive në buxhetet familjare, se në ekonominë reale. Viti 2012-të rezultoi si viti më negativ përsa i përket realizimit të të ardhurave, ndërkohë sipas shifrave të nxjerra nga ministria e financave për dy muajt e parë të vitit, realizimi i tyre është më i ulët edhe se ai i 2012-ës./b.l